Pas 16 vitesh në kërkim për vrasje, është kapur në Greqi 42-vjeçari shqiptar. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Shqipëri, në vitin 2001, ndërsa në vitin 2004 është dënuar me 16 vite burgim për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje.
Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, jetonte në një fshat në ishullin grek Evias.
Sipas mediave greke, askush nuk kishte dyshime për shqiptarin, teksa ai jetonte në ishull prej 9 vitesh, bashkë me gruan dhe dy vajzat e mitura.
42-vjeçari u kap pas një kontrolli të rastësishëm nga policia greke.
Siç raporton “Lamiareport”, shqiptari ka vrarë një person duke u hakmarrë për përdhunimin e së motrës.