Policia e Sarandës ka arritur të identifikojë autorin e vrasjes së 44-vjeçarit Artan Hoxha, punonjës i një karburanti në Qafë Gjashtë.
Sipas të dhënave zyrtare, autori është shtetasi me iniciale A.K., 27 vjeç, i cili është shpallur në kërkim. Blutë e Sarandë pohuan se 27-vjeçari është përdorues i lëndëve narkotike.
Vijon aksioni për kapjen e tij. Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 4 të mëngjesit të sotëm, ku autori me një motor të kuq dhe skafandër në kokë ka qëlluar me armë mbi 44-vjeçarin Hoxha, punonjës i karburantit dhe ka grabitur 60 mijë lekë të reja.