Ka dalë sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë 34-vjeçari Lekë Vuksani, i cili akuzohet se është autor i vrasjes së 51-vjeçarit Petrit Vuksani, ngjarje e ndodhur disa ditë më parë në lagjen Skëndërbeg në Shkodër.
Mësohet se togat e zeza kanë caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 34-vjeçarin.
Në seancën e vlerësimit të masës së sigurisë, 34-vjeçari nuk ka folur, por ka folur avokati i tij mbrojtës.
Avokati, Vladimir Ladaj ka kërkuar nga gjykata vlerësimin psikologjik të 34-vjeçarit dhe caktimit të masës së sigurisë “arrest me burg me afat”.
Kërkesa e mbrojtjes është refuzuar nga gjykata, e cila ka miratuar kërkesën e prokurorit të çështjes, Vat Stakaj, caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për veprën penale vrasje me paramendim.
Kujtojmë se Lekë Vuksani vrau me armë zjarri pronarin e shtëpisë, Petrit Vuksani, më 2 Maj 2023, dhe më pas u arratis, por u kap nga policia disa orë më vonë në lagjen “Pjetër Budi” në Shkodër.