Kronikë

Vrau nënën, 44-vjeçari i lyer në gjak: Mos u afroni


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:55 - 06/08/20 |
Opi Nion

“Nuk pendohem. Kjo do të ndodhte një ditë. Amanet vajzën dhe vellain. Ia lë shtetit amanet”, kështu mësohet të ketë deklaruar autori 44-vjeçar i vrasjes së nënës së tij në fshatin Buçimas në Pogradec.

Në momentin që policia mbërriti në banesë, 44-vjeçari ishte i lyer me gjak ndërsa armën e krimit e kishte ende në dorë.  Sipas Policisë, Çekiçi nuk ka bere rezistencë ndërsa u ka thënë efektivëve “mos u afroni se do ju bej pis se gjaku është me magji.”

Policia bëri me dije se autori i ngjarjes vuante nga probleme të shëndetit mendor, ndërkohë që burime të Abc News, kanë bërë me dije se Olsi Çekiçi ka goditur edhe të vellain, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Po sipas të njëjtave burime, mësohet se 44-vjeçari e ka copëtuar trupin e nënës së tij Firdes Çekiçi, ndërsa koka e të ndjerës është gjetur në oborr e ndarë nga trupi.

Fqinjët kanë thënë se autori njihej si person problematik. Ai është babai i një vajze dhe është i divorcuar.

“E kemi komshi, ishte problematik. Tre herë ka shkuar në Elbasan e kanë nxjerrë. Edhe policia e ka nxjerrë. Nënën e kishin shumë të mirë. Kishin grindje familjare”, shprehet një nga fqinjët.

“Nuk kishte nënë më të mirë. Familje e mirë. Ishte i divorcuar dhe kishte një vajzë. Më tronditëse se kaq nuk ka ku të shkojë, të therësh nënën, nuk ka krim më të madh. Përgjegjësi duhet të mbajë mjeku që e ka nxjerrë. Ai ishte njeri problematik”, ka thënë një tjetër banor.

Mësohet se autori është person me precedent penal, pasi ka qenë më parë i arrestuar në Greqi, Belgjikë e Itali për drogë.

 

 

Pas