Një 42-vjeçar i dënuar me 6 vite e 4 muaj për veprën penale “Plagosje e rëndë me pasojë vdekjen” është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Italisë..
Policia bën me dije se është vënë në pranga shtetasi me dy emra Igli Malçi alias Arban Malçi, banues në Tiranë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Assizës/ Itali e ka dënuar me 6 vite e 4 muaj për veprën penale “Plagosje e rëndë me pasojë vdekjen”.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë./Opinion.al