Kronikë

Vrau motrën dhe e mbuloi me gurë në mal, Shkëlzen Buci vrasës me pagesë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:06 - 04/09/20 |
Opi Nion

Në vitin 2012  Eglantina Buci u vra nga babai dhe i vëllai i saj. Pasi e qëlloi me armë zjarri, Shkëlzen Buci i ndihmuar nga babai i tij Faik Buci e çuan trupin në Malin me gropa, duke e lënë aty të braktisur pasi e kishin mbuluar me gurë. Një pjesë e turpit të dekompozuar u gjet në vitin 2012, pasi ishte zbuluar nga kafshët.

Disa gjahtarë njoftuan policinë për skeletin që ishte pikasur nga qentë e tyre të gjahut. Ngjarja nuk arriti të zbardhej, sepse kufoma nuk mund të identifikohej.

Ndërkohë, për zhdukjen pa gjurmë të vajzës, në policinë e Tiranës në atë periudhë ka depozituar kallëzim penal nëna e saj, Lirije Buci, e cila i tha policisë se prej disa muajsh vajza ishte larguar nga banesa dhe nuk kishte asnjë kontakt me të. Në atë periudhë, u morën deklarime nga Faik Buci dhe Shkëlzen Buci, por babë e bir kanë hedhur dyshime të forta se vajza mund të ishte trafikuar si prostitutë në Itali.

Ngjarja është zbardhur zbardhur vetëm sot, ndërsa mësohet se babë e bir e kanë vrarë vazjën e shtëpisë, pasi ajo kishte shkuar të bashkëjetonte me një djalë pa pëlqimin e familjes.

Vajza ishte rrëmbyer nga i ati dhe i vëllai, të cilët më pas e kanë vrarë.

“Pas një pune hetimore të pandërprerë që prej vitit 2017, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, janë rifilluar hetimet në lidhje me këtë çështje dhe mbi veprimet hetimore dhe procedurale, është bërë i mundur identifikimi shkencor eshtrave, të cilat i përkasin shtetases Eglantina Buci, 31 vjeçe, lindur në Dibër dhe banuese në Babrru, Tiranë”, njoftoi të premten policia.

Po kush është Shkëlzen Buci?

I dënuar nga gjykata e Tiranës me 13 vite burg për tentativë vrasje me pagesë, ndaj aktorit Mishel Prela, Shkëlzen Buci ndodhet aktualisht në burg. Ngjarja ndodhi në vitin 2017 pranë shkollës “Partizani”, kishte si motiv hakmarrjen për plagosjen e Ervin Zallumit nga Mishel Prela, disa vite më parë. Porositësi i kishte dhënë atentatorit 80 mijë euro, për të eliminuar Mishel Prelën. Më pas i gjithë organizimi i atentatit është bërë nga 34-vjecari Shkëlzen Buci, i cili ka patur edhe rolin e ekzekutorit.

LEXO EDHE – Plagosja e aktorit/ Atentatori: Më vdiq vëllai, kisha para borxh për të shlyer

Në dëshminë që ka dhënë në polici, Shkëlzen Buci, ka treguar se kishte pranuar të vriste Mishel Prelën dhe me paratë që do të fitonte, do të shlyente borxhet që ai dhe familja e tij kishte marrë për të kuruar vëllanë e tij, që kishte vdekur një muaj më parë nga një sëmundje e rëndë./Opinion.al

 

Pas