Kronikë

Vrau mikun në sy të djalit, prokuroria kërkon 35 vite burg për 62-vjeçarin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:22 - 13/10/20 |
Opi Nion

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 35 vite burg për Islam Mylkajn, i akuzuar për vrasjen e mikut të tij Haxhi Baçinozi. Ngjarja e rëndë ndodhi te Liqeni Artificial në mars të vitit të shkuar në sy të djalit të viktimës.

Mylkaj e vrau mikun e tij për një borxh prej 45 mijë euro nga tregtia e përbashkët që kishin bërë vite më parë. Fillimisht mes tyre pati një përplasje verbale që përfundoi më pas me vrasjen e Haxhi Baçinozit.

Kujtojmë se dy shokët ishin shkëmbyer në një nga shëtitoret e liqenit artificial. Baçinozi i ka kërkuar sasinë e eurove Mylkajt, dhe në debat e sipër ai ka nxjerrë armën nga brezi dhe ka nisur të qëllojë Baçinozin plot katër herë duke e lënë të vdekur në vend./Opinion.al

Pas