Ka zgjatur vetëm pak orë arratia e 50-vjeçarit Tonin Ndoj, i cili mëngjesin e kësaj të mërkure ka vrarë me armë zjarrin Gjin Markun. Sipas policisë së Lezhës, është sekuestruar dhe arma e krimit, tip “Kallashnikov”.
Nga hetimet paraprake dyshohet se vrasja ka ndodhur por një pronë. 65-vjeçari Gjin Marku në momentin e krimit ishte duke punuar në parcelën e tij, mes arave në afërsi të fshatit Merqi.
Ai është qëlluar me armë zjarri dhe ka mbetur i vdekur në vend. Sipas policisë Tonin Ndoj ishte mik i familjes, ndërsa hetimet për ngjarjen janë ende në vazhdim./ Opinion.al