Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrau mësuesen 28-vjeçare në Angli, Selamaj kishte udhëtuar drejt Shqipërisë

2022/04/10 at 8:55 AM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 7 min
A A
Vrau mësuesen 28-vjeçare në Angli, Selamaj kishte udhëtuar drejt Shqipërisë

Vrasja makabre e mësueses 28-vjeçare Sabina Nessa nga shqiptari Koçi Selamaj më 17 shtator të vitit 2021 që tronditi opinion në Britani, solli vendimin me dënimin e autorit me 36 vjet burg të premten e 8 prillit. Një bashkëpunim i BBC dhe Faktoje zbulon detaje nga jeta dhe familja e 36-vjeçarit nga Elbasani. Sipas dokumenteve që BBC dhe Faktoje disponojnë, Selamaj ka qëndruar në Shqipëri deri në vitin 1996 dhe më pas është larguar drejt Greqisë së bashku me familjen. Nga ana tjetër, dokumentet zyrtare nga Policia zbulojnë se Koçi Selamaj ka udhëtuar drejt Shqipërisë pak ditë para  kryerjes së krimit, më 3 shtator 2021 dhe në datën 9 shtator 2021 është rikthyer në Angli përmes aeroportit të Luton.


Para se të qëllonte për vdekje 34 herë më shufër metalike, 28-vjeçaren Sabina Nessa, Koçi Selamaj e kishte shfaqur personalitetin e tij të dhunshëm brenda mureve të shtëpisë ku jetonte.

Për disa muaj me radhë, viktimë e dhunës fizike kishtë qenë bashkëshortja e tij nga Rumania, martesa me të cilën i lejonte 36-vjeçarit të lëvizte i qetë brenda dhe jashtë kufijve të Britanisë së Madhe.

Selamaj ka marrë tashmë dënimin e tij, e ndërkohë që qëndron prapa hekurave, shumë pyetje mbi metamorfozën e emigrantit shpërndarës picash që u shndërrua në vrasës,  mbeten ende pa përgjigje.

Sipas Departamentit për Imigrimin, Sigurinë, dhe Ligjin, 36-vjeçari nga Elbasani kishte dokumentacion të rregullt qëndrimi në Britaninë e Madhe. Burime të tjera informacioni sugjerojnë se Selamaj kishte hyrë ilegalisht në Britani, pasi kishte udhëtuar i fshehur në një kamion, në vitin 2015. Më parë ai kishte jetuar në Greqi.

Fill pas mbërritjes në “tokën e premtuar”, ai rezulton të jetë strehuar në Eastbourne, Sussex-in lindor, ku edhe nisi punën si shpërndarës picash. Pas rreth 3 vitesh qëndrimi illegal në Britani, Koçi u martua më një shtetase rumune, bashkë me të cilën u zhvendosën në një apartament në Eastbourne më 5 nëntor 2018.

Dhuna në familje

Me dokumente të rregullta në xhep, Selamaj mund të hynte e dilte lirshëm nga Britania e Madhe. Faktoje në bashkëpunim me transmetuesin britanik BBC pyetën në Policinë e Shtetit lidhur me të dënuarin tashmë, Koçi Selamaj. Në një përgjigje zyrtare, policia konfirmon se 36-vjeçari nuk rezulton të jetë i dënuar në Shqipëri. Të dhënat tregojnë se ai, që prej martesës me shtetasen rumune kishte hyrë në Shqipëri për së paku gjashtë herë.

Ajo që bie në sy në informaconin e përcjellë nga Policia e Shtetit është fakti se Selamaj e ka vrarë mësuesen e ciklit fillor, Nessa vetëm një javë pasi kishtë qenë në Shqipëri. Të dhënat e sistemit TIMS tregojnë se ai ishte nisur nga aeroporti “Nënë Tereza” në drejtim të Luton në Angli më 9 shtator, vetëm një javë nga 17 shtatori, ditë në të cilën kreu krimin makabër.

Koçi Selamaj nuk ishte “i pastër” vetëm në Shqipëri, ndonëse biografia e tij kishte “njolla” të dhunës fizike.

Në përgjigje të interesimit të BBC, prokuroria e Old Bailey konfirmoi se 36-vjeçari shqiptar në të paktën një rast kishte dhunuar bashkëshorten e tij rumune. Sjellja e tij ishtë bërë shkak që martesa e tyre të përfundonte në verën e vitit 2021, pak muaj para se ai të kryente vrasjen e Sabina Nessa.

Raportohet se viktima Sabina Nessa nuk ka pasur njohje me autorin e ngjarjes, Koçi Selamajn apo ish-bashkëshorten e tij rumune.

Shtetësja rumune, emri i së cilës nuk bëhet publik më qëllim mbrojtjen e identitetit të saj ishte larguar nga banesa po në verën e vitit të shkuar.

Sipas të dhënave të grumbulluara nga BBC, ish-bashkëshortja e Selamajt punonte në hotelin Grand Eastbourne dhe më 17 shtator, ditën e vrasjes së Sabinës, 36-vjeçari shqiptar kishte rezervuar një dhomë atje.

Pasi nuk ka mundur të hyjë në hollin e hotelit pasi është pikasur nga stafi i sigurisë, Selamaj e ka takuar ish bashkëshorten në makinën e tij, në parkingun aty pranë. Ai rezulton t’i ketë kërkuar asaj që të kryejnë marrëdhënie seksuale, e teksa kjo e fundit nuk ka pranuar, ai është larguar i vetëm në një tjetër drejtim.

I motivuar seksualisht

I pakënaqur pas refuzimit nga gruaja, Koçi Selamaj ka udhëtuar për në qytetin e Brighton, në Londrën juglindore. Ai ka parkuar makinën në Sheshin Pegler, në Kidbrooke. Kamerat e sigurisë e kanë fimuar atë teksa blinte një shkop që perdoret për bërjen e petëve, të cilin me sa duket është përpjekur ta përdorë si armë të ftohtë.

E teksa 36-vjeçari shqiptar blinte sende jo të zakonta në një qytet që nuk kishte lidhje me të, mësuesja e ciklit fillor Sabina Nessa kishte lënë takim me një mikeshën e saj. Ajo ishte vonë, dhe për të mos e lënë të priste gjatë miken e saj, 28-vjeçarja britanike kishte nisur të ecte në një rrugë dytësore në Cator Park, afër Sheshit Pegler.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin teksa Selamaj, i cili ndërkohë po endej aty rrotull në një park, ka pikasur mësuesen e re dhe ka rendur drejt saj. Mjekësia Ligjore konfirmoi se ai e goditi Sabinën plot 34 herë me sinjalin e trekëndëshit metalik të trafikut duke i vënë më pas duar rreth qafës për ta mbytur.

Pamjet e kamerave të sigurisë më vonë zbuluan se si Selamaj, i cili kishte qenë duke u endur në park, vuri re Sabinën, kontrolloi se ajo ishte vetëm dhe vrapoi drejt saj. Ai e goditi atë 34 herë me një trekëndësh trafiku metalik, e la atë pa ndjenja dhe e mbyti.

Trupi i pajetë Sabinës, i mbuluar me bar, u zbulua të nesërmen nga një qytetar i rastësishëm që kishte dalë për të shëtitur qenin.

 

“Nisur nga mënyra se si ai kishte lënë trupin e Sabinës, dhe fakti se ai i kishte propozuar gruas së tij për marrëdhënie seksuale më herët gjatë ditës, më thotë pa asnjë dyshim se ishte një vrasje e motivuar seksualisht,”- shpjegon inspektori i policisë, Neil John, i cili drejtoi gjithashtu hetimet për vrasjen.

Pas vrasjes…

Fill pasi kreu vrasjen, Selamaj u kthye me makinë në Eastbourne, duke ndaluar rrugës në Tunbridge Wells, në Kent, ku edhe hodhi në lumë trekëndëshin metalik që kreu krimin. E teksa kishte kaluar mesnata, 36-vjeçari shqiptar mori sërish rrugën për të shkuar në hotelin Grand Eastbourne ku edhe kishte rezervuar dhomën.

Megjithëse e habitshme, hetuesit e vrasjes pohuan se Selamaj nuk kishte lënë asnjë provë mjeko-ligjore që mund ta implikonte atë në vrasjen e mësueses britanike. Hetimi mori një tjetër rrjedhë pasi detektivët gjetën trekëndshin metalik me të cilin emigranti shqiptar kreu vrasjen.

‘Frikacak i keq’

Kamerat e sigurisë kishin arritur të fiksonin targën e automjetit tip “Nissan Micra” që 36-vjeçari shqiptar drejtonte. Rreth një javë pas gjetjes së trupit të pajetë të mësueses britanike, policia fiksoi Selamajn si të dyshuarin kryesor. Në mbrëmje, policia hyri me forcë në banesën e tij në Eastburbe dhe e arrestoi atë. Sipas njoftimit të policisë britanke, ai nuk tha asgjë si fillim, duke mohur të kishte dijeni mbi ngjarjen. Mirëpo kur policia mori mostra të ADN-së nga gjaku i tij dhe i krahasoi ato me shenjat e gjetur në trupin e Sabinës, gjithçka u përputh.

Pyetjeve të policisë Selamaj iu përgjigj me heshtje. Por, befas për një çast ai iu bëri policëve pyetjen: “Çfarë do të ndodhë nëse ju them gjithçka?”

Pozicionin e të pafajshmit, Selamaj e mbajti edhe para trupës së gjyqtarëve.

“Ai është një frikacak i madh”. Kështu e cilëson punonjësi i policisë, John 36-vjeçarin shqiptar.

Selamaj e vijoi rolin e të pafajshmit madje duke mos u paraqiur as në “bankën e të akuzuarve”. Familja e viktimës u desh të përballej me vrasësin, në mungesë të tij.

“Ai nuk ka treguar asnjë pendim. Ai është i ftohtë si akulli”,-thotë avokati i 36-vjeçarit shqiptar, Lewis Power,

Aktualisht Selamaj ndodhet në spitalin e burgut të sigurisë së lartë në Broadmoor, ku edhe do i nënshtrohet ekzaminimeve mbi shëndetin mendor.

Në përpjekje për të zbuluar më shumë mbi të shkuarën e emigrantit shqiptar, bashkë me Faktoje, BBC udhëtoi për në Borsh.

Mijëra milje larg Londrës, në fshatin bregdetar të Borshit në jug të Shqipërisë, Bardhosh Selamaj u shpreh se ishte i habitur që nipi i tij është dënuar për vrasje. Ai tha se Selamaj, djali i vëllait të tij ka lindur në Elbasan, para se familja të transferohej në Greqinë fqinje. Ndërkohë që prindërit e Selamajt u kthyen në Shqipëri, ai, vëllai dhe motrat qëndruan atje për një të ardhme më të mirë.

Në lidhje me prindërit pensionistë të Selamajt, Bardhoshi shprehet: “Ne jemi të varfër dhe kishim shumë shpresa te ai dhe familja e tij. Tani ata nuk dinë çfarë të thonë e të bëjnë, janë në pikë të hallit”.

Udhëtimi i fundit i Selamajt në Shqipëri ishte në shtator të vitit 2021. Ai qëndroi më pak se një javë dhe në 9 shtator u kthyen në Angli nëpërmjet aeroportit të Luton.

Asokohe martesa e tij duket se kishte përfunduar dhe ai e dinte se i rrezikohej qëndrimi në Mbretërinë e Bashkuar. Tetë ditë më vonë ai vrau brutalisht Sabina Nessa.

Për BBC, motra më e madhe e Sabinës, Jebina Islam, thotë se familja e saj është e zemëruar. Ata presin që së paku 36-vjeçari shqiptar të tregojë pse e kreu krimin. Sabina ishte e dyta nga katër motrat.

Jebina Islam, motra e Sabina Nessa

“Kur e pashë, mendoja se çfarë kafshe e tmerrshme dhe e poshtër është. Jam e mërzitur që nuk i përgjigjet asnjë pyete. Kjo dhimbje do të qëndrojë me mua për pjesën tjetër të jetës sime. Pse ai kreu një sulm kaq të tmerrshëm ndaj motrës sime?”, – pyet e revoltuar Jebina.

Faktoje dhe BBC kanë siguruar dokumentin e shkollës së shqiptarit Koçi Selamaj, ku theksohet se ky i fundit ka studiuar në Shqipëri deri në vitin 1996 dhe më pas është larguar drejt Greqisë bashkë me familjen. Në përshkrimin e bërë nga mësuesit në dëftesën e shkollës në vitin 1995 ndër të tjera thuhet: “Nxënës me përparim të mjaftueshëm, vjen rregullisht në shkollë. I dashur me shokët dhe shoqet”.

Ndërsa në përshkrimin e bërë për Koçi Selamajn nga mësuesit në vitin 1996 theksohet: “Nxënës që mëson me hope. Nxënës me vullnet të dobët”./Faktoje.al



Ju sugjerojmë

Rama: Nano shumë talent dhe pak vullnet, Berisha më i vullnetshmi
-U tha në Opinion

Rama: Nano shumë talent dhe pak vullnet, Berisha më i vullnetshmi

18 Dhjetor, 2025 10:34 pm
Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do
-U tha në Opinion

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

18 Dhjetor, 2025 10:24 pm
Rama për Berishën: Mishëron rrezatimin negativ, komunisti ultrafanatik u kthye në…
-U tha në Opinion

Rama për Berishën: Mishëron rrezatimin negativ, komunisti ultrafanatik u kthye në…

18 Dhjetor, 2025 9:55 pm
“I kisha flokët më të gjata”, Rama: Sigurimi më tërhoqi prej flokësh
-U tha në Opinion

“I kisha flokët më të gjata”, Rama: Sigurimi më tërhoqi prej flokësh

18 Dhjetor, 2025 9:51 pm
“I detyrohem një gjë të madhe”, Rama flet në Opinion për babain e tij
-U tha në Opinion

“I detyrohem një gjë të madhe”, Rama flet në Opinion për babain e tij

18 Dhjetor, 2025 9:43 pm
“Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës”,Rama flet për “refleksionet” e 35 viteve më parë
-U tha në Opinion

“Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës”,Rama flet për “refleksionet” e 35 viteve më parë

18 Dhjetor, 2025 9:39 pm
Rama tregon liritë që ka “humbur” nga politika.Fevziu i kujton foton nudo nga plazhi
-U tha në Opinion

Rama tregon liritë që ka “humbur” nga politika.Fevziu i kujton foton nudo nga plazhi

18 Dhjetor, 2025 9:33 pm
Rama “kthehet” 35 vite pas: Nuk kisha asnjë dëshirë që të merresha me politikë
-U tha në Opinion

Rama “kthehet” 35 vite pas: Nuk kisha asnjë dëshirë që të merresha me politikë

18 Dhjetor, 2025 9:24 pm
Rama për The Observer: Shqipëria mund ta ndihmojë BE të mbijetojë, na jepni një vend
Kryesore

Rama për The Observer: Shqipëria mund ta ndihmojë BE të mbijetojë, na jepni një vend

18 Dhjetor, 2025 9:04 pm
Berisha largon Ervin Salianjin si drejtues politik në Njësinë 6 në Tiranë
Kryesore

Berisha largon Ervin Salianjin si drejtues politik në Njësinë 6 në Tiranë

18 Dhjetor, 2025 7:17 pm
Para
Ish-ministri i kabinetit Rama komenton kongresin: Kashtë e k*qe

Ish-ministri i kabinetit Rama komenton kongresin: Kashtë e k*qe

“Europa objektiv i Rusisë”, NATO planifikon ushtri të përhershme në kufijtë e saj

“Europa objektiv i Rusisë”, NATO planifikon ushtri të përhershme në kufijtë e saj

Video/Makina pëson defekt, treni e merr përpara

Video/Makina pëson defekt, treni e merr përpara
















TE FUNDIT

Rama: Nano shumë talent dhe pak vullnet, Berisha më i vullnetshmi

Rama: Nano shumë talent dhe pak vullnet, Berisha më i vullnetshmi
18 Dhjetor, 2025

Kryeministri Edi Rama komentoi gjatë një interviste në opinion “çelësin” e mbijetesës së gjatë në politikë. Ai nuk i vuri...

Lexo më shumë

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do
18 Dhjetor, 2025

Për herë të parë kryeministri Edi Rama ka zbuluar deri në detaje se çfarë ndodhi mes tij dhe Lulzim Bashës,...

Lexo më shumë

Rama për Berishën: Mishëron rrezatimin negativ, komunisti ultrafanatik u kthye në…

Rama për Berishën: Mishëron rrezatimin negativ, komunisti ultrafanatik u kthye në…
18 Dhjetor, 2025

Gjatë intervistës për emisionin “Opinion” si një reflektim për 35 vite demokraci, kryeministri Edi Rama u pyet edhe për pasojat...

Lexo më shumë

“I kisha flokët më të gjata”, Rama: Sigurimi më tërhoqi prej flokësh

“I kisha flokët më të gjata”, Rama: Sigurimi më tërhoqi prej flokësh
18 Dhjetor, 2025

Nëpërmjet një interviste në emisionin “Opinion”, kryeministri Edi Rama është “kthyer” 35 vite pas duke kujtuar fillimet e tij të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com