Policia e Elbasanit ka arrestuar Ramis Micin, 37-vjeçarin i cili vrau me thikë bashkëjetuesen e tij Jetlira Elezi 37 vjeçe.
Krimi ndodhi dje në lagjen “Skënderbej”, në Elbasan.
Pas 24 orë kërkimesh, policia ka mundur të lokalizojë dhe kapë autorin e krimit.
Pasi e qëlloi, 37-vjeçari e braktisi viktimën dhe u largua në drejtim të paditur.
Ishin pronaret e shtëpisë qe e gjetën të pajetë gruan në dhomë dhe njoftuan policinë.
Policia sqaroi se më 26 korrik, Jetlira u paraqit në polici pasi bashkëjetuesi i kishte thyer celularin. Ajo nuk e akuzoi për dhunë, por kërkoi urdhër mbrojtje. Nga ai moment çifti u nda. Jetlira banonte në katin bodrum të banesës dhe Ramisi në katin e parë.