Drejtësia vonon, por nuk harron. Interpol Tirana ka sjellë në Shqipëri, 35-vjeçarin nga Kukësi, Granit Shehu.
Ai duhet të vuajë dënimin me 16 vite burg për vrasje, pasi është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë me vendim të formës së prerë.
Në vitin 2015, ai ka vrarë me thikë kushëririn e tij, (djalin e xhaxhait) Milazim Shehu.
Pas vrasjes ai arriti të arratisej drejt Londrës. Sipas hetimeve në atë kohë, sherri mes dy kushërinjve nisi për një konflikt banal.
Sipas organit të akuzës, Granit Shehu akuzonte djalin e xhaxhait, se vajza e tij i kishte vjedhur 12 mijë lekë të rinj, në banesën e tij në Kamëz.
Në debat e sipër, 35-vjeçari e goditi kushëririn me thikë./ Opinion.al