Gjyqtarët e Gjykatës së Madhe të Firences dënuan me 30 vite burg Elona Kaleshën e akuzuar për vrasjen e prindërve të ish-të dashurit, Shpëtim dhe Teuta Pasho. Çifti u vra, u copëtua dhe u fsheh në katër valixhe dhe më pas trupat e tyre u gjetën afër burgut fiorentin të Solliccianos.
Kalesha, 38 vjeç akuzohej për vrasje të dyfishtë me dashje, fshehje dhe zhdukje të kufomave. Prokurori kishte kërkuar burgim të përjetshëm për të.
Ngjarja e ndodhur Itali tronditi mbarë opinioni publik. Në dhjetor të vitit 2020 u gjetën në valixhe trupat e Teuta dhe Shpëtim Pashkos të cilët u zhdukën që prej tetorit të vitit 2015.
Zhdukja e çiftit Pasho, i cili mbërriti në Itali për të përshëndetur djalin e tyre Taulantin, i cili dyshohet se u lirua nga burgu i Firences mëngjesin e 2 nëntorit 2015, u denoncua nga vajza e çiftit, Vitore, tek karabinierët.
Sipas prokurorisë, mbi bazën e hetimeve të kryera nga karabinierët, vrasja e dyfishtë ka ndodhur ndoshta mbrëmjen para daljes nga burgu të Taulantit, në banesën në Firence, në rugën Fontana, të cilën Elona e kishte marrë me qira për prindërit e të fejuarit.