Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrau ish-gruan,Metaj letër nga burgu: Shkrepa armën, por vrasjen e bëri…

2021/09/16 at 6:10 PM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Vrau ish-gruan,Metaj letër nga burgu: Shkrepa armën, por vrasjen e bëri…

Elton Metaj, personi që ekzekutoi ish-bashkëshorten e tij Sabrina Bengaj i është drejtuar opinionit publik me një letër, me të cilën kërkon shfajësimin, duke akuzuar babain e të ndjerës si vrasësin real të vajzës së tij.


Në letër Metaj deklaron se pas daljes nga burgu, ishte ribashkuar me Sabrina Bengaj dhe takoheshin vazhdimisht, por sipas tij ka qenë babai i saj ai që ishte kundër dhe e detyroi të largohej vajzën nga kjo marrdhënie.

Gjithashtu sipas tij, ish-vjehrri e ka kërcënuar vazhdimisht disa herë dhe ai ishte drejtuar policisë për të denoncuar, por nuk ishte pranuar.

Kujtojmë se 31-vjeçari Metaj e kreu vrasje pak ditë më parë, në orët e vona të mbrëmjes teksa viktima 23-vjeçare  sapo ishte kthyer nga puna dhe po konsumonte darkën.

LETRA E PLOTË

Unë Elton Meta në anë të avokatit Kujtim Cakrani dhe avokatit Arjan Besimaj dua të sqaroj opinionin publik për çfarë ka ndodhur për sa i përket veprimit tim. Jam liruar më datën 26 korrik 2021. Menjëherë ditën tjetër në date 27 jam takuar me ish-bashkëshorten time, mamanë dhe të tjerë familjarë të saj, u ulëm të pimë kafe dhe folëm pa asnjë problem. Përsëri dhe në ditët në vazhdim jam takuar me ish-bashkëshorten time ku jemi ulur për një kafe në lokalin e Fierit.

Në datën 1 apo 2 gusht ish-bashkëshortja merr leje nga puna dhe rreth orë 1 kemi shkuar te Vila “Baci” ku për 2 orë kemi ndenjur bashke dhe kemi kryer marredhnie seksuale. Rreth orës 15:00 kemi dalë nga vila dhe e kam shoqëruar tek shtëpia dhe e kam zbritur tek market ‘Zhupani’. Takimet tona kanë qenë të përditshme, ndërkohë që unë e merrja çdo ditë dhe e shoqëroja për në punë, por gjithmonë ish-bashkëshortja ruhej nga babai i saj, që të mos merrte vesh ai që ne i kishim rregulluar marrëdhëniet.
Siç theksova më sipër mamaja, vëllai dhe kunata e saj ishin në dijeni të bashkimit tonë.

Në datën 10 dhe 11 gusht jam larguar për në Greqi ku ndenja përreth 2 javë. Pasi u ktheva nga Greqia pashë që gjërat kishin ndryshuar dhe në rrjetit social mesenger më filluan kërcënimet nga ish-vjehrri, i cili më prezantoj se jam tek karburanti tek kthesa e Patosit dhe hajde këtu duke më kërcënuar për jetën. Ndërkohë duke e njohur atë fillova të merrja seriozisht kërcënimet dhe kam telefonuar z.Tonin Vocaj ku i kam kërkuar ndihmë. Tonin Vocaj më dha numrin e Drejtorit të Policisë Fier, Alfred e quajnë, mbiemrin e nuk ia di dhe me tha që t’i kërkoj atij ndihmë. Kam shkuar tek Drejtoria e Policisë për ta takuar, por tek dera nuk më lejuan duke më thënë se drejtori nuk ndodhej në zyrë. Kërkova të bëj kallëzim penal ndaj ish-vjehrrit, por oficeri i policisë i quajtur Eugen, nuk ia di mbiemrin me tha se nuk kam kohë, hajde për 2-3 ditë. Në këtë mënyrë u largova nga komisariati.

Në vazhdim pa merrja kërcënime dhe ish-vjehrri i cili vazhdonte të këmbëngulte se ka një makine ‘BMË’ që po të ndjek, por ndalova dhe faktikisht konstatova që makinën e kam pasur nga pas që më ndiqnin, jo një dite por 10-15 ditë rresht. Nuk dija si të veproja, mora në telefon av.Agron Besimaj i shpjegova që vjehrri po më kërcënon me vdekje dhe gjithashtu meë ka kërcënuar që do të vrasë av.Kujtim Cakranin, av.Agron Besimaj dhe prokurorin Çlirim Sino, gjithashtu dhe gjyqtarin Piro Sota. Avokati Agron me tha shko në komisariat për të bërë denoncim ndaj ish-vjehrrit. Shkova në Komisariat dhe përsëri Eugeni o.p.gj nuk më priti. U largova. Vjehrri vazhdonte kërcënimet duke më lënë vend takim me qëllim të më godiste, nuk dija si të veproja.

Shkova përsëri tek zyra e avokatit për të kërkuar ndihmë, avokatja që ndodhej në zyrë më tha shkoni në Komisariat dhe bëj kallëzim. Ndërkohë komunikoj me ish-bashkëshorten, ajo më tha që babi ka marrë vesh do të zhduke dhe me mua nuk do takohesh me, sepse unë kam një të dashur tjetër të cilin e kam pasur që kur ishim martuar dhe ai me 10 të tjerë po të ndjek dhe do të … ropt e shpesë ty dhe gjithë familjes tende. Kjo sjellje e ish-bashkëshortes më habiti pasi e kishim lënë të takoheshim dhe do vazhdonim jetën pasi duheshim dhe nuk kishim asnjë konflikt. Pas kësaj më shkruan dhe në messenger ish-vjehrri duke më lënë takim në Patos në një karburant në hyrje të tij duke thënë ‘hajde se do të zhduk’. Ndërkohë duke qenë në kushtet e një gjendje emocionale shumë të rënduar kam shkuar tek vendi ku kisha fshehur armën, e mora dhe shkova tek shtëpia e ish-vjehrrit.

Pasi hyra tek banesa, në dhome ishte ish-bashkëshortja që po fliste në skype me të dashurin dhe në momentin që më pa, mbylli telefonin dhe ndërkohë aty vjen kunata e cila filloi të qeshte pasi kuptova iu bë qejfi që unë e kapa ish-bashkëshorten me të dashurin e saj. Ndërkohë ajo kërkoi të dilnim në oborr duke më thënë se nuk kam më punë me ty. Ndërkohë në moment pa arsye, dëshirë për ta ekzekutuar sepse konfliktin nuk e kisha me të, por me babain i cili ishte shkaktari i kësaj tragjedie, shkrepa armën e cila më doli nga kontrolli dhe më pas mësova se ish-bashkëshortja kishte ndërruar jetë. Për sa me sipër jam fajtor për aktin, por dua të sqarohen të gjithë, çfarë kam deklaruar më sipër, të hapen mesazhet kërcënuese në messenger, ëhatsapp, dhe në të gjitha rrjetet sociale. Unë kam shkrepur armën, por vrasjen e ka bërë babai i saj.

Etiketa: Elton MetajSabrina Bengajvrasje


Ju sugjerojmë

Zvicër/ Zjarr në barin e VIP-ave në Crans-Montana! 47 të vdekur dhe 100 të plagosur
Bota

Zvicër/ Zjarr në barin e VIP-ave në Crans-Montana! 47 të vdekur dhe 100 të plagosur

1 Janar, 2026 5:12 pm
Putin: Ka dritë në fund të tunelit për fundin e luftës në Ukrainë
Bota

CIA rrëzon pretendimin e Kremlinit: Ukraina nuk synoi rezidencën e Putinit me dronë

1 Janar, 2026 3:59 pm
Grenell: Marrëdhëniet SHBA-Kosovë, kurrë më të dobëta
Bota

Kërcënoi Richard Grenell, arrestohet dhe rrezikon deri në 5 vite burg

1 Janar, 2026 1:34 pm
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Lezhë/ Sekuestrohen para, makineta për lojëra fati dhe drogë, një i arrestuar

1 Janar, 2026 11:33 am
Viti i Ri, 20 persona të lënduar nga fishekzjarrët në gjithë vendin
Aktualitet

Viti i Ri, 20 persona të lënduar nga fishekzjarrët në gjithë vendin

1 Janar, 2026 11:25 am
I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
Kronikë

Aksident me 3 të vdekur në aksin Gjirokastër-Tepelenë

1 Janar, 2026 9:07 am
Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara përplasen për Jemenin
Bota

Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara përplasen për Jemenin

1 Janar, 2026 9:04 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 1 janar 2026

1 Janar, 2026 9:01 am
Pesë njerëzit që pushtuan mediat botërore në 2025
Bota

Pesë njerëzit që pushtuan mediat botërore në 2025

31 Dhjetor, 2025 10:43 pm
Pesë filmat që dominuan në vitin 2025, sa shkoi vlera e tyre
Bota

Pesë filmat që dominuan në vitin 2025, sa shkoi vlera e tyre

31 Dhjetor, 2025 10:35 pm
Para
Video/ Me dy gishtat lart, duartrokitje dhe ovacione pritet Sali Berisha

Video/ Me dy gishtat lart, duartrokitje dhe ovacione pritet Sali Berisha

Dhoma Amerikane e Tregtisë, Kim: Më shumë investime për shqiptarët

Kritikohet se mbështet qeverinë/Kim: Më ka dërguar Presidenti amerikan...

“Sot ditë e zezë për kombin”, Berisha:Kreu i meduzës betohet për herë të 3

"Sot ditë e zezë për kombin", Berisha:Kreu i meduzës betohet për herë të 3
















TE FUNDIT

Zvicër/ Zjarr në barin e VIP-ave në Crans-Montana! 47 të vdekur dhe 100 të plagosur

Zvicër/ Zjarr në barin e VIP-ave në Crans-Montana! 47 të vdekur dhe 100 të plagosur
1 Janar, 2026

47 persona u vranë kur një zjarr shpërtheu në një bar të njohur për VIP-at në një vendpushim luksoz skijimi në Zvicër...

Lexo më shumë

CIA rrëzon pretendimin e Kremlinit: Ukraina nuk synoi rezidencën e Putinit me dronë

Putin: Ka dritë në fund të tunelit për fundin e luftës në Ukrainë
1 Janar, 2026

CIA ka vlerësuar se Ukraina nuk ka shënjestruar një rezidencë të përdorur nga presidenti rus Vladimir Putin gjatë një sulmi...

Lexo më shumë

Kërcënoi Richard Grenell, arrestohet dhe rrezikon deri në 5 vite burg

Grenell: Marrëdhëniet SHBA-Kosovë, kurrë më të dobëta
1 Janar, 2026

Një burrë nga Virxhinia është akuzuar nga Departamenti amerikan i Drejtësisë për dërgimin e një mesazhi kërcënues ndaj Richard Grenell,...

Lexo më shumë

Lezhë/ Sekuestrohen para, makineta për lojëra fati dhe drogë, një i arrestuar

Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
1 Janar, 2026

Një person është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim nga policia në Lezhë, në kuadër të operacionit policor...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com