Forcat RENEA kanë gjetur pasditen e sotme armën me të cilën Mexhit Picari qëlloi për vdekje ish-dhëndrin e tij Kudret Saliaj.
Mësohet se efektivët e RENEA-s kanë gjetur armën e krimit të hedhur në lumin Lana disa orë pas vrasjes.
Vrasja ndodhi rreth orës 11:50, të ditës së sotme në një zonë të populluar të Tiranës, në një lokal të njohur pranë Gjykatës së Tiranës. Kudret Saliaj mbeti i vrarë nga vjehrri i tij Mexhit Picari ndërsa u plagos avokati i tij.
Çifti Saliaj prej disa vitesh kishte patur probleme dhe akuzua të ndërsjellat për tradhti bashkëshortore dhe për dhunë fizike dhe psikologjike. Dhurata dhe Kudret Saliaj ishin në proces divorci dhe ditën e sotme do zhvillohej seanca gjyqësore ku do të vendosej për kujdestarine e fëmijëve./Opinion.al