Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrau gruan në Golem/ Veli Dervishi flet nga burgu: U bëra xheloz për kosovarin…

2016/09/06 at 1:39 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrau gruan në Golem/ Veli Dervishi flet nga burgu: U bëra xheloz për kosovarin…

I moshuari Veli Dervishi, i cili vrau gruan e tij, duke e qëlluar tre herë me sëpatë në kokë në Golem, thotë nga burgu, se e shoqja, Shazivare (Merja) Dervishi, i kishte nxirë jetën.

Nga Burgu 302, ku ndodhet në zbatim të masës së vendosur nga Gjykata e Krimeve të Rënda, 73­ vjeçari që kreu vrasjen në familje më 29 gusht 2016 nuk përgjigjet për fyerjet që bëri ndaj të shoqes në daljen para togave të zeza. Avokati i tij mbrojtës, Stefan Topalli, deklaroi dje se ka bërë ankim në Gjykatën e Apelit ndaj masës “arrest me burg” që Gjykata e Shkallës së Parë vendosi ndaj klientit të tij më 31 gusht.

Sipas avokatit Topalli, vrasja ka ndodhur në kushtet e vetëmbrojtjes dhe nuk ka qenë e paramenduar, ndaj në këtë mënyrë është e nevojshme që të analizohen rrethanat dhe të bëhet rikualifikimi i akuzës.

Në një intervistë nga burgu për gazetën “Panorama”, Veli Dervishi aludon për bashkëshorten e tij dhe shprehet se është ndierë xheloz, pasi ajo mbajti një natë pa pagesë në shtëpinë e tyre në Golem një familje nga Kosova.

Kush është Veli Dervishi, për ata persona që nuk ju njohin dhe nuk e dinë kush jeni ju?

Unë kam qenë teknik ndërtimi për më se 30 vjet, kam punuar në këtë fushë, më pas kam pasur firmën time të ndërtimit.

Çfarë ndodhi ditën e ngjarjes, kur ju vratë gruan tuaj? Në gjykatë thatë se edhe ajo tentoi t’ju qëllonte. A keni dëshmitarë apo prova për këtë dhe nëse po, si ndodhi ky episod?

Kemi pasur debat për një familje nga Kosova, që morën një apartament me qira te ndërtesa që ne kemi në Golem. Gruaja i la të qëndronin në shtëpi një natë më shumë sesa kishin paguar qiranë dhe unë nuk isha dakord për këtë gjë. Ata qëndruan një javë, gruaja u mori paratë për 6 ditë. Qiraxhiu që kishte ardhur me familjen filloi të hidhte fjalë të mira për gruan time dhe unë aty fillova të dyshoja. Më pas, 3 ditë më vonë, gruaja erdhi në Tiranë me justifikime të ndryshme. Kur u kthye, patëm debat sepse u përballëm në rrugë për arsye kot, më tha çfarë do ti në rrugën dytësore në Golem. Shkuam në shtëpi dhe patëm debat, pasi dyshoja edhe tek udhëtimi i saj në Tiranë me justifikime të ndryshme.

Pse vendoset ta vrisnit gruan tuaj?

Qëllimi im nuk ishte për ta vrarë, por e vërteta është se tani kjo gjë ka ndodhur. Kam vepruar për vetëmbrojtje sepse në debat e sipër tentoi të më qëllonte me sëpatë dhe kam dy shenja në krahë nga ajo goditje.

A keni dëshmitarë për këtë?

Jo, nuk kam.

A jeni penduar për krimin?

Jam penduar se nuk kam dashur ta vras

A jeni penduar për fyerjet që i bëtë viktimës në sallën e gjyqit, ku e akuzuat për tradhti dhe e cilësuat “femër e ulët”?

(Nuk përgjigjet)

Çfarë konfliktesh keni pasur konkretisht dhe për çfarë motivesh?

Kemi pasur konflikte të ndryshme gjithë jetën, që kur jemi martuar. Ka qenë shumë e vështirë dhe më ka nxirë jetën.

Ju sugjerojmë

Qeveria e Kosovës kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme: I njëanshëm!
Rajoni

Qeveria e Kosovës kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme: I njëanshëm!

15 Korrik, 2025 10:43 pm
Trump: SHBA dhe BE po bëjnë progres në marrëveshjen tregtare
Bota

Trump: SHBA dhe BE po bëjnë progres në marrëveshjen tregtare

15 Korrik, 2025 10:18 pm
BE dështon të fitojë mbështetjen e Sllovakisë për sanksionet e reja kundër Rusisë
Bota

BE dështon të fitojë mbështetjen e Sllovakisë për sanksionet e reja kundër Rusisë

15 Korrik, 2025 9:55 pm
Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton rritjen e mbështetjes për Rusinë
Bota

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton rritjen e mbështetjes për Rusinë

15 Korrik, 2025 9:25 pm
AMA tryezë për kushtet e punës së gazetarëve
Aktualitet

AMA tryezë për kushtet e punës së gazetarëve

15 Korrik, 2025 8:53 pm
Dhuna në Siri, trupat qeveritare hyjnë në Suweida
Bota

Dhuna në Siri, trupat qeveritare hyjnë në Suweida

15 Korrik, 2025 8:30 pm
Ukrainasit nuk u besojnë premtimeve të Putinit për investime në tokat e pushtuara
Bota

Ukrainasit nuk u besojnë premtimeve të Putinit për investime në tokat e pushtuara

15 Korrik, 2025 8:11 pm
Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë gra dhe fëmijë
Bota

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë gra dhe fëmijë

15 Korrik, 2025 7:42 pm
Nisma e re e qeverisë, asistencë falas për “e-Albania” pranë bashkive
Politikë

Nisma e re e qeverisë, asistencë falas për “e-Albania” pranë bashkive

15 Korrik, 2025 7:23 pm
Rutte: Sanksione të ashpra ndaj Kinës, Indisë dhe Brazilit nëse vazhdojnë…
Bota

Rutte: Sanksione të ashpra ndaj Kinës, Indisë dhe Brazilit nëse vazhdojnë…

15 Korrik, 2025 7:06 pm
Para
U kap ‘presh’ duke marrë 100 euro për provim, arratiset pedagogia

U kap 'presh' duke marrë 100 euro për provim, arratiset pedagogia

Dëshironi Wi-Fi më të shpejtë? Ja çfarë duhet të bëni

Dëshironi Wi-Fi më të shpejtë? Ja çfarë duhet të bëni

Albërie Hadërgjonaj ka një mesazh për femrat xheloze

Albërie Hadërgjonaj ka një mesazh për femrat xheloze

TE FUNDIT

Qeveria e Kosovës kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme: I njëanshëm!

Qeveria e Kosovës kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme: I njëanshëm!
15 Korrik, 2025

Qeveria në detyrë e Kosovës tha të martën se ndihet e “shqetësuar” dhe se e kundërshton aktgjykimin e Gjykatës Supreme...

Lexo më shumë

Trump: SHBA dhe BE po bëjnë progres në marrëveshjen tregtare

Trump: SHBA dhe BE po bëjnë progres në marrëveshjen tregtare
15 Korrik, 2025

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha sot se bisedimet me Bashkimin Evropian për një marrëveshje tregtare po bëjnë progres –...

Lexo më shumë

BE dështon të fitojë mbështetjen e Sllovakisë për sanksionet e reja kundër Rusisë

BE dështon të fitojë mbështetjen e Sllovakisë për sanksionet e reja kundër Rusisë
15 Korrik, 2025

Bashkimi Evropian ka dështuar ta miratojë një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë të martën, pasi Sllovakia kërkoi më shumë...

Lexo më shumë

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton rritjen e mbështetjes për Rusinë

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton rritjen e mbështetjes për Rusinë
15 Korrik, 2025

Kina thuhet se është zotuar të rrisë mbështetjen e saj për Rusinë, pasi Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump kërcënoi të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com