Koço Buzo ka folur ditën e sotme teksa bëhet me dije se ka mohuar akuzën për vrasje.
Sipas ABCNews Buzo është shprehur se ai ka qenë në shtëpi dhe jo në vendin ku u vra bashkëshortja.
Madje, ai thekson se vrasjen e bashkëshortes e ka mësuar nga shokët e tij dhe se me Lilianën kishte gjashtë muaj që nuk fliste.
Kujtojmë që Liljana Buzo u qëllua dy ditë më parë me breshëri kallashnikovi sapo doli nga gjykata e Elbasanit ku kishte shkuar për seancën e divorcit. Ndërkohë policia ka mundur që të vërë në pranga autorin e krimit 58-vjeçarin Koço Buzo. Ky i fundit plagosi gjithashtu edhe dy persona, një prej të cilëve avokati i gruas, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën./Opinion.al