Është dënuar me 22 vite e gjysmë burg ish-oficeri i policisë Derek Chauvin që i mori jetën afro-amerikanit George Floyd ndërsa përpiqej ta neutralizonte.
Gjykatësi Peter Cahill tha në sallën e gjyqit që gjykimi u bazua në ligj dhe jo në “emocione apo simpati”, por shtoi se ndjen dhimbje të madhe për familjet e përfshira, sidomos atë të Floyd-it.
“Kjo ka qenë një ngjarje e dhimbshme në të gjithë qarkun Hennepin, në të gjithë shtetin e Minesotës dhe në të gjithë vendin. Por më e rëndësishmja duhet të njohim dhimbjen e familjes Floyd.”