Interpol Tirana ekstradon nga Athina 53 vjeçarin nga Shkodra Perikli Marku. Policia tha se Marku është dënuar me burgim të përjetshëm, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë në vitin 2002.
Perikli Marku, 17 vite më parë ka vrarë dy persona tek spitali i Lezhës. “Më datë 06.10.2000, rreth orës 15:00 në vendin e quajtur Lagjia e Spitalit – Lezhë, i pandehuri ka vrarë me armë zjarri (automatik) shtetasit B. A dhe B. Z”, tha policia në njoftimin per mediat.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën u bë e mundur kapja dhe arrestimi i tij. Ai i lartpërmendur iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. /Opinion.al