Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka dhënë masën “arrest me burg” për gardianin e burgut, Martin Skëndaj. Skëndaj vrau me armë zjarri dy ditë më parë të rinjtë, Elis Kapaj 22 vjeç dhe Manol Rapaj 26 vjeç në poliklinikën e Patosit.
Dyshohet se shkak për ngjarjen e rëndë është bërë lidhja e dashurisë së motrës së autorit me Manol Rapajn. Kjo lidhje nuk pranohej nga familjet, madje ato ishin konfliktuar dy netë para ngjarjes më mjete të forta.
Pas këtij konflikti, Skëndaj kishte shkuar tek Poliklinika, ku është hasur sërish me kushërinjtë, ku dhe ka ndodhur përplasja fizike e cila çoi më pas dhe në aktin fatal./Opinion.al