Eshtë ekstraduar nga Franca, Aleksander Gjini 39 vjeç nga fshati Fushë-Kuqe e Kurbinit. Ai i fshihej drejtësisë prej 4 vitesh, pasi është dënuar me 23 vite burg për vrasje në bashkëpunim në rrethana cilësuese. Gjini, bashkë me vëllezërit e tij kanë vrarë në Maj të 2013 dy persona në fshatin Alk të Laçit, pas një konflikti pronësie.