Bota

Vrau dy persona dhe u shpall i pafajshëm, protesta në SHBA


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:11 - 20/11/21 |
Opi Nion

Shpallja i pafajshëm i 18-vjeçarit Kyle Rittenhouse, i cili vrau me armë zjarri dy persona me ngjyrë gjatë një tubimi në Kenosha, ka sjell reagimin e mijëra qytetarëve.

Qytetarët kanë protestuar në Portland, Oregon të SHBA, të cilët thyen xhamat dhe hodhën objekte ndaj policisë duke kërkuar burgosjen e të riut që e cilësojnë si racist.

Autoritetet në qytet deklaruan një trazirë në qendër të qytetit pas “sjelljes së dhunshme, shkatërruese nga një pjesë e konsiderueshme e turmës”, me raporte që disa folën për djegien e Qendrës së Drejtësisë

Protestat u mbajtën edhe në Çikago dhe Nju Jork.

Kyle Rittenhouse akuzohet për vrasjen e dy burrave dhe plagosjen e një tjetri gjatë protestave kundër racizmit në Kenosha, Ëisconsin.

Pas njoftimit se Rittenhouse ishte liruar nga të gjitha akuzat, politikanët dhe figurat publike ndanë pikëpamjet e tyre mbi vendimin përmes mediave sociale. Joe Biden, duke iu drejtuar gazetarëve të premten, tha se ai “i qëndron” vendimit të jurisë.
“Unë i qëndroj asaj që juria ka thënë. Sistemi i jurisë funksionon” -tha Biden.

Në një deklaratë të mëvonshme, presidenti amerikan bëri thirrje për qetësi dhe tha: “Ndërsa verdikti në Kenosha do të lërë shumë amerikanë të ndihen të zemëruar dhe të shqetësuar, duke përfshirë edhe mua, ne duhet të pranojmë se juria ka folur. Kam bërë një premtim për të bashkuar amerikanët, sepse besoj se ajo që na bashkon është shumë më e madhe se ajo që na ndan.”

Pas