Bota

Vrau civilin në Ukrainë, ushtari rus dënohet me burgim të përjetshëm


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:30 - 23/05/22 |
Opi Nion

Një ushtar rus 21-vjeçar është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një civili në Ukrainë në gjyqin e parë të zhvilluar për krime lufte, që nga nisja e pushtimit rus .

Rreshteri Vadim Shishimarin pranoi se kishte qëlluar Oleksandr Shelipov, 62 vjeç, nga një makinë kur ushtarët rusë hynë në fshatin Chupakhivka katër ditë pas pushtimit.

Ai u deklarua fajtor për vrasjen e civilit ngjarje e ndodhur më 28 shkurt.

Prokurorët e shtetit ukrainas thanë se ushtari ishte në mesin e katër ushtarakëve të tjerë rusë kur ndodhi vrasja.

Me mbërritjen në Chupakhivka, vend që ndodhet rreth 200 milje në lindje të Kievit, ushtarët rusë panë një burrë duke ecur me biçikletë dhe duke folur në telefon. Shishimarin u urdhërua nga një tjetër ushtarak që të vriste civilin për ta ndaluar atë që të ngrinte alarmin për rusët që ndodheshin në fshat.

Shishimarin vrau civilin vetëm pak metra larg shtëpisë së tij, duke e qëlluar me plumb në kokë nga dritarja e makinës.

Ushtari rus, Vadimir Shishimarin, i veshur me një bluzë ngjyrë blu dhe gri, ndoqi vendimin e gjykatës dhe nuk tregoi asnjë emocion gjatë kohës kur u lexua vendimi.

Pas