Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrau burrin me sëpatë/ Dëshmon 35 vjeçarja: Molla e sherrit, vjehrra

2016/07/20 at 8:57 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Vrau burrin me sëpatë/ Dëshmon 35 vjeçarja: Molla e sherrit, vjehrra

Detaje të tjera të reja mësohen nga vrasja që gruaja i bëri burrit në fshatin Barbullush të Bashkisë së Vaut të Dejës.


Mirela Buzalli, 35 vjeçe goditi me sëpatë mëngjesin e së hënës bashkëshortin e saj, 45-vjeçarin Shkëlzen Buzalli teksa ky i fundit po flinte.

Pas ngjarjes së rëndë, autorja e krimit ka shkuar në Polici dhe ka rrëfyer gjithçka çfarë ka ndodhur. Fillimisht, gruaja nuk ka dashur që të flasë shumë për oficerët e policisë dhe është mjaftuar duke thënë se ka pasur xhelozi mes tyre dhe se bashkëshorti i saj e ka goditur disa herë kohët e fundit duke e kapur nga flokët e madje e ka fyer edhe nga ana fetare.

Por, oficerët kanë vijuar që ta pyesin disa herë në momente të ndryshme 35-vjeçaren, Mirela Buzalli, e cila vrau bashkëshortin e saj me sëpatë teksa ai po flinte.

Gradualisht gruaja ka nisur që të tregojë më shumë për rrethanat në familjen e tyre dhe shkaqet që e kanë çuar në krimin e rëndë. Ajo që ka lënë të kuptohet 35-vjeçarja është se brenda në dhomë kur ka ndodhur ngjarja ka qenë djali 12-vjeçar.

I mituri, sipas nënës së tij, po flinte me babanë në shtrat veçmas. Kohët e fundit, çifti flinte në një dhomë, por në shtretër të ndarë për shkak të konflikteve që kishin nisur kohët e fundit.

35 vjeçarja ka rrëfyer se është siguruar që përpara se ta godiste bashkëshortin e saj të mos i ndodhte asgjë djalit të saj 12-vjeçar.

Të gjithë ngjarjen e ka menduar dhe përgatitur vetëm natën e fundit pasi debatet mes çiftit kanë qenë të ashpra ka treguar Mirela në Polici.

Më tej teksa ka vijuar që të merret në pyetje, 35-vjeçarja ka bërë të ditur për Policinë se një prej shkaqeve kryesore që ka acaruar marrëdhëniet në çift ka qenë vjehrra e saj duke qenë se sipas autores së krimit, vjehrra nuk e donte atë sepse ishte e një besimi tjetër. “Që në fillim vjehrra ime nuk më ka dashur. Ajo është shkaku kryesor i çdo gjëje për konfliktet që kemi pasur me bashkëshortin tim. Nuk më ka dashur sepse jam e krishterë dhe jo myslimane.

Vjehrra asnjëherë nuk na linte rehat në punët tona dhe ndërhynte për çdo gjë dhe donte vetëm të prishte punë. Për këtë, dëshmitarë janë vetëm fëmijët dhe askush tjetër, sepse në sytë e të tjerëve nuk e shfaqte këtë gjë dhe ruhej.

Edhe ne ruheshim në mënyrë që të mos e merrnin vesh të gjithë për problemet që kishim”.

Sipas 35-vjeçares, vjehrra kishte nxitur të birin kundër nuses.

“Shkëlzeni nisi që t’i besonte. Bashkëshorti im nisi që të mbajë anën e nënës së tij dhe kjo gjë solli edhe debate e konflikte mes nesh.

Pas debateve, bashkëshorti nisi që të më godasë dhe të më thoshte të mos flisja. Më rrihte dhe më kapte nga flokët duke më shtrirë në tokë. Një herë më leu me benzinë në gjithë trupin dhe më tha mirë thotë nëna, t’i duhet të digjesh me benzinë.

Kur më leu me benzinë u tremba se mos do të më digjte të gjallë. Në këtë moment fëmijët nuk kanë qenë në shtëpi”, ka deklaruar Mirela. E pyetur se si e ka kryer krimin, 35- vjeçarja është përgjigjur duke thënë se atë natë nuk e ka zënë gjumi dhe se sëpata ishte brenda në dhomë sepse aty e mbante bashkëshorti i saj. Në një moment e ka marrë dhe e ka goditur disa herë direkt e në kokë derisa është siguruar se e ka mbytur.

Më pas ka shkuar në Polici bashkë me djalin e saj që ishte në dhomë në momentin e krimit, ndërsa dy fëmijët e tjerë kanë dalë nga dera e shtëpisë dhe kanë shkuar te shtëpia e gjyshërve, që është aty afër në fshatin Barbullush. /Panorama



Ju sugjerojmë

Listat e hapura, Xhaçka para Gjylametit në Tiranë
Aktualitet

Listat e hapura, Xhaçka para Gjylametit në Tiranë

19 Maj, 2025 9:19 am
“Partizani”/ Sot GJKKO vendos nëse Berisha dhe Malltezi do të kalojnë për gjykim
Aktualitet

“Partizani”/ Sot GJKKO vendos nëse Berisha dhe Malltezi do të kalojnë për gjykim

19 Maj, 2025 9:08 am
Cilat janë ushtritë më të fuqishme të Evropës?
Bota

Cilat janë ushtritë më të fuqishme të Evropës?

19 Maj, 2025 8:59 am
Raporti i Eurostat:Shqipëria kryesoi Europën me gati gjysmën e popullsisë në varfëri
Aktualitet

Raporti i Eurostat:Shqipëria kryesoi Europën me gati gjysmën e popullsisë në varfëri

19 Maj, 2025 8:50 am
Presidenti Bajram Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit
Aktualitet

Begaj uron presidentin e ri të Rumanisë: Pres me kënaqësi të punojmë së bashku

19 Maj, 2025 8:40 am
Ish-Presidenti Biden u diagnostikua me kancer/Trump: I urojmë shërim të shpejtë
Bota

Ish-Presidenti Biden u diagnostikua me kancer/Trump: I urojmë shërim të shpejtë

19 Maj, 2025 8:33 am
Proevropiani Dan fiton zgjedhjet presidenciale në Rumani
Bota

Proevropiani Dan fiton zgjedhjet presidenciale në Rumani

19 Maj, 2025 8:22 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 19 maj 2025

19 Maj, 2025 8:19 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 19 maj 2025

19 Maj, 2025 8:16 am
Biden do t’i adresohet kombit për herë të parë që nga tërheqja nga gara presidenciale
Bota

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë

18 Maj, 2025 10:32 pm
Para
Patëllxhani lufton problemet me kolesterolin

Patëllxhani lufton problemet me kolesterolin

Reforma në drejtësi, ja çfarë i bashkon PD-në dhe LSI-në

Bllokohet sërish reforma në drejtësi

Maska më efektive kundër rrudhave, me përbërës kryesor… spermën

Maska më efektive kundër rrudhave, me përbërës kryesor... spermën

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Listat e hapura, Xhaçka para Gjylametit në Tiranë

Listat e hapura, Xhaçka para Gjylametit në Tiranë
19 Maj, 2025

Numërimi i votave të diasporës për partitë ka përfunduar, kurse për subjektet politike vijon ende. Gara e fortë vijon mes...

Lexo më shumë

“Partizani”/ Sot GJKKO vendos nëse Berisha dhe Malltezi do të kalojnë për gjykim

“Partizani”/ Sot GJKKO vendos nëse Berisha dhe Malltezi do të kalojnë për gjykim
19 Maj, 2025

Do të mbahet sot në orën 11:30 seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme për dosjen “Partizani”. Gjyqtarja Floreja Davidhi pritet...

Lexo më shumë

Cilat janë ushtritë më të fuqishme të Evropës?

Cilat janë ushtritë më të fuqishme të Evropës?
19 Maj, 2025

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë bëri thirrje për shpenzime të mbrojtjes prej pesë për qind të PBB. Edhe vendet e...

Lexo më shumë

Raporti i Eurostat:Shqipëria kryesoi Europën me gati gjysmën e popullsisë në varfëri

Raporti i Eurostat:Shqipëria kryesoi Europën me gati gjysmën e popullsisë në varfëri
19 Maj, 2025

Ekonomia e vendit po rritet me ritme më të shpejta se sa ulja e numrit të personave që vuajnë nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com