Kronikë

Vrau biznesmenin në Himarë, Gjykata jep masën e sigurisë për Kliti Lekën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:26 - 20/10/20 |
Opi Nion

Gjykata e Vlorës ka dhënë sot masën e sigurisë “ arrest me burg” ndaj Kliti Lekës, i cili ekzekutoi biznesmenin Niko Goro disa ditë më parë në Himarë.

Kliti Leka qëlloi biznesmenin Goro pas problemeve që kishin pasur për një hapësirë toke në pronësi të tij, të cilën ia kishte dhënë biznesmenit për të ndërtuar një pallat.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e 17 tetorit, në qendër të Himarës, pranë supermarketit të motrës së Goros.  Pak pas arrestimit Leka pranoi se shkak i krimit të rëndë ishte një shumë prej 70 mijë eurosh që sipas tij duhet t’i jepte biznesmeni.

“Ai nuk e mbajti fjalën. Pasi ndërtoi në pronën time, më premtoi edhe banesën, por më pas edhe paratë. I kisha kërkuar para se ta vrisja që ta zgjidhte situatën, por mu përgjigj me arrogancë. Pse nuk mi dha paratë e mia? Unë i dhashë pronën, ai nuk i qëndroi marrëveshjes. Më vjen keq për atë që bëra. U detyrova nga gjendja e rëndë që isha” tha autori i krimit.

Ekzekutimi i Niko Goros u bë në prani të motrës së tij, e cila mbeti e plagosur gjithashtu. Ishin dëshmitarët që lajmëruan policinë dhe i dhanë targën e makinës së Kliti Lekës. Ndaj tij rëndojnë akuzat e vrasjes me paramendim me dashje, si dhe armëmbajtje pa leje./ Opinion.al

Pas