Policia ka arrestuar turistin amerikan, i cili një ditë më parë vrau bashkëshorten e tij në qytetin e Shkodrës.
Ngjarja ndodhi në banesën e marrë me qira nga çifti i turistëve dhe dyshohet se krimi është kryer për motive të dobëta.
Autori Brandon Saportio goditi për vdekje me thikë bashkëshorten e tij, Sandra Saporito 54 vjeçe në lagjen “Vasil Shanto”.
Njoftimi i policisë:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Shkodër arrestuan shtetasin amerikan B. S., 57 vjeç, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, pasi: Më datë 02.05.2025, në lagjen “Vasil Shanto”, në një banesë të marrë me qira, dyshohet se në gjendje të dehur, për motive të dobëta, ka dhunuar e goditur me sende të forta dhe me mjet prerës, bashkëshorten e tij shtetasen S. S., 54 vjeçe, e cila si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën në vendin e ngjarjes”.