Ka ndërruar jetë mëngjesin e ditës së sotme, Zyrafete Lajqi, nëna e Edmond Lajqit i cili akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij, Gjyljeta Ukella në Pejë.
Sipas mediave të Kosovës, bëhet me dije se nëna e tij ishte e shtruar në spital për shkak se vuante nga një sëmundje e rëndë.
Ndërkohë shkaqet e vrasjes së Ukellës nga bashkëshorti me të cilin kishte 20 vite martesë nuk janë zbuluar ende.
Edmond Lajçi rrezikon një dënim nga 10 vite deri në burgim të përjetshëm me akuzat për “vrasje” dhe “armëmbajtje pa leje”.