Kronikë

Vrau bashkëjetuesen, Ramis Mici nuk mban mend vendbanimin! Çfarë vendosi gjykata



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:41 - 02/08/22 |
el ida

Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për 37-vjeçarin Ramis Mici, i cili akuzohet për vrasjen e bashkëjetueses, Jetlira Elezi.

Mici ka deklaruar në Gjykatë se nuk mbante mend vendbanimin dhe as ditëlindjen e tij, ndërsa avokati i tij është caktuar nga shteti pasi ai vetë nuk ka mundur financiarisht.

Sipas Abc News, avokati ka kërkuar të shohë dhe të dëgjojë të pandehurin Mici për të vlerësuar gjendjen e tij mendor, kërkesë e cila është rrëzuar nga trupi gjykues.

Krimi në familjen Mici, ndodhi mëngjesin e 30 korrikut, në lagjen Skënderaj të qytetit, ku 37-vjeçari Ramis Mici goditi me thikë bashkëshorten e tij Jetlira Elezi, e cila mbeti e vdekur si pasojë e plagëve të marra./Opinion.al

 

Pas