Kronikë

Vrau babë e bir, Besnik Pjetri në konflikt prej 6 vitesh me familjen e ish-gruas



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:34 - 30/08/22 |
Opi Nion

Ky është Besnik Pjetri, personi që dyshohet se vrau me armë zjarri mbrëmjen e djeshme ish-vjehrrin e tij dhe kunatin, Pjerin e Gent Përjaku në shtëpine e tyre.

Klan news ka siguruar foton e autorit të dyshuar të ngjarjes ndërsa raporton se ai ishte në konflikt prej 6 vitesh me familjen e ish-gruas.

Menjëherë pasi qëlloi me breshëri atë e bir, Pjetri është larguar nga vendngjarja dhe ende nuk është kapur nga policia.

Besnik Pjetri ishte divorcuar prej 6 vitesh me vajzën e familjes Perjaku, me të cilën ka dy fëmijë. Por gjatë gjithë kësaj kohe ai ka qenë në konflikt me familjarët e ish-gruas.

Ngjarja kulmoi mbrëmjen e djeshme, teksa Besnik Pjetri shkoi në banesën e ish-vjehrrit dhe ish-kunatit në fshatin Grykë Zezë të Lezhës, ku i qëlloi me breshëri arme duke i lënë të vdekur.

Policia bëri me dije se shkak për ngjarjen e rëndë është bërë një konflikti familjar, i nisur pas divorcit mes çiftit.

Mësohet se viktimat Pjerin dhe Gent Perjaku sapo ishin kthyer nga Italia në Shqipëri.

Pas