Ka dalë para gjykatës 37-vjeçari Mariglen Muhametaj, i cili pak ditë më parë, vrau babain e tij në fshatin Greshicë të Mallakastrës.
Muhametaj ka hyrë në gjykatë i vetëm, i pa shoqëruar nga asnjë familjar, asnjë familjar, ndërsa i është caktuar një avokat kryesisht.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 25 gushtit në fshatin Greshicë të Mallakastrës. Mariglen Muhametaj goditi me sende të forta në kokë, babain e tij 73-vjeçar, Qemal Muhametaj. Si pasojë e goditjes i ati ndërroi jetë në vend, ndërsa 37-vjeçari u arratis. Ai u arrestua pas disa orësh kërkimesh nga policia, ndërsa mësohet se pas ngjarjes nuk ka shfaqur pendesë./Opinion.al