Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për Fatjon Janina, 39-vjeçari, i cili akuzohet për vrasje me dashje.
Më 30 dhjetor, Janina masakroi me thikë dhe çekiç fqinjin e tij të moshuar Paulin Gina, për shkak të mos shlyerjes së borxhit prej 200 mijë lekësh të reja.
Mësohet se Janina ka mbajtur të njëjtin version sikundër edhe përpara grupit hetimor në momentet e arrestimit të tij se shkaku i konfliktit që përfundoi me pasoja fatale ishte mos shlyerja e borxhit.