Policia e Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar se një person rreth moshës 60-vjeçare është i dyshuari për vrasjen e dy personave në rajonin e Tetovës.
Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Çollopek të komunës së Bërvinicës në Tetovë ku janë vrarë 2 persona dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.
Dyshohet se shkak për vrasjet është bërë sherri për një vendparkim mes kushërinjve, të cilët mësohet se kanë pasur mosmarrëveshje me njëri-tjetrin edhe më herët.
“Është arrestuar një person rreth 60 vjeç me iniciale I.I. nga fshati Çellopek, pas një denoncimi rreth orës 14:10 se në këtë fshat ka vrarë 2 kushërinjtë e tij nga i njëjti fshat dhe një e ka plagosur”, thotë policia.