28-vjeçari Ilir Dokaj i cili dyshohet për vrasjen e të fejuarës së tij, 19-vjeçares shqiptare Sheila Bakija, dhe plagosjes së babait të saj është vetëdorëzuar në polici.
Siç edhe është publikuar në media pas krimit, Dokaj u arratis dhe u fsheh që nga 30 shtatori.
Më 26 gusht, e fejuara e tij raportoi se Gjokaj po e kërcënonte, por ai vetëm u gjobit e nuk u dënua.
Sipas raportit, Dokaj e kërcënoi atë në shtëpinë e prindërve të saj, “as në qiell as në tokë nuk do të jesh me dikë tjetër”, mësohet t’i ketë thënë autori vitimës 19-vjeçare.
“Gjaku do të derdhet për këtë çështje, jeta juaj është në duart e mia,” mësohet të ketë thënë Gjokaj, raportojnë mediat lokale.
Ndërkohë që deri më tani nga mediat nuk janë bërë të ditura detaje të reja lidhur me dëshminë e tij para autoriteteve./Opinion.al