Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasjet në familjen Gjini në Rrëshen, përplasja mes dy fiseve

2020/09/15 at 8:38 PM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Vrasjet në familjen Gjini në Rrëshen, përplasja mes dy fiseve

Prend Gjini është personi i cili mbeti i plagosur në atentatin me eksploziv ditën e sotme në Tiranë.

Makinës së Gjinit i ishte vënë një sasi tritoli, i cili shpërtheu teksa ishte në lëvizje. Aktualisht ai ndodhet në Spitalin e Traumës ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Një nga pistat kryesore të atentatit të sotëm është hakmarrja dhe pazaret e drogës të cilat kanë shkaktuar viktima dhe vite më parë. Krimet e rënda janë kryer kryesisht mes dy grupeve kriminale nga Rrësheni, Gjini e Reçi, ku vetëm në 4 vitet e fundit janë ekzekutuar pesë persona.

Më poshtë, historia e pesë vrasjeve që tronditën Rrëshenin dhe mbarë vendin:

Rrëshen – 9 shtator 2016 (Sajmir Jaku)

Dy persona të armatosur kanë qëlluar për vdekje drejtuesin e linjës së Tensionit të Lartë për veriun në OSHEE, Saimir Jakun, ndërkohë që një tjetër person mbeti i plagosur. Jaku është qëlluar me kallashnikov, teksa ka qenë duke pirë kafe në një nga lokalet e zonës më të frekuentuar të qytetit të Rrëshenit bashkë me një shok të tij.

Itali- 28 Prill 2017 (Gasper Reçi)

Një shqiptar është ekzekutuar më 4 plumba në Romë. Gasper Reci, 43 vjeç, nga Rrësheni është ekzekutuar në 2017-tën banesën e tij në Via Simeri Crichi, në Tor Vergata. Nga hetimet në atë kohë nuk u arrit të identifikohej asnjë person si i dyshuar për atentatin, pasi në momentin që është vrarë shqiptari nuk ka pasur asnjë person në vendngjarje. Në momentin që është qëlluar, në banesën e Reçit ka qenë vetëm vajza e tij. Edhe pse ambulanca ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, Gasper Reçi nuk ka mund të shpëtojë, pasi plagët e marra i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Hetuesit italianë bënë të ditur se Gasper Reci kishte disa precedent penal në të kaluarën për posedim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

Belgjikë- 6 Shtator 2017 ( Kreshnik Gjini)

Kreshnik Gjini, 31 vjeç, u ekzekutua në komunën Forest të Belgjikës. Ai u qëllua me dy plumba nga dy persona të maskuar dhe të panjohur. E gjithë ngjarja ndodhi para syve të koleges së tij të punës, Liliane. Kreshnik Gjini punonte kamerier në një lokal në Saint-Denis. Pasi mbylli llogaritë e xhiros ditore, kyçi biznesin dhe u largua me kolegen e tij. Këtë të fundit do ta shoqëronte me makinë në shtëpi, pasi nuk kishte mundur të arrinte tramvajin e fundit mbrëmjen e së martës.

Të dy shkuan drejt parkingut ku shqiptari kishte makinën. Sapo 31-vjeçari u fut në automjet, aty u shfaqën dy persona të maskuar. Ata e qëlluan me dy plumba, duke e lënë të vdekur në vend. Dyshohet se vrasja e Gaspër Reçit të jetë bërë si hakmarrje për vrasjen e Saimir Jakut, ndërsa vrasja e Kreshnik Gjinit të jetë bërë në hakmarrje të vrasjes së Gaspër Reçit.

Vrasja e Armando Gjinit, gusht 2019

Armando Gjini, i cili u ekzekutua në Gusht të 2019-ës, me armë zjarri në qendër të Rrëshenit, njihej si pjesë e bandës së Met Kananit, i njohur nga mediat turke si “Eskobari shqiptar”, për shkak të famës që ai ka marrë atje si koka e një rrjeti të madh të trafikut të lëndëve narkotike. Pikërisht pas vrasjes së tij dyshohet të ketë qenë Kastriot Reçi, i cili u ekzekutua gjatë ditës në muajin Gusht.

Vrasja e Kastriot Reçit, janar 2020

47-vjeçari u ekzekutua pranë lokalit të tij në qendër të Rrëshenit, teksa ishte duke ecur me këmbë. Sipas dëshmitarëve në drejtim të Reçit është qëlluar me snajper, duke e bërë atë viktimën e dytë brenda familjes. Reçi ishte pronar i një televizioni lokal në Mirditë, si dhe dyshohet se ka pasur influencë mbi disa biznese të tjera në zonë./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Dosja “Epstein” dalin emrat e disa prej personazheve më të famshëm të Hollywood
Bota

Dosja “Epstein” dalin emrat e disa prej personazheve më të famshëm të Hollywood

7 Shkurt, 2026 4:28 pm
Irani paralajmëron SHBA: Nëse sulmohemi, do të godasim bazat amerikane në rajon
Bota

Irani paralajmëron SHBA: Nëse sulmohemi, do të godasim bazat amerikane në rajon

7 Shkurt, 2026 4:25 pm
Obama si majmun, Trump nuk kërkon falje: Nuk e pashë videon deri në fund
Bota

Obama si majmun, Trump nuk kërkon falje: Nuk e pashë videon deri në fund

7 Shkurt, 2026 4:22 pm
Dashnor Sula Kryeinspektor, Berisha: Patericë e Ramës
Kryesore

Dashnor Sula Kryeinspektor, Berisha: Patericë e Ramës

7 Shkurt, 2026 2:20 pm
Balluku e pezulluar, Rama të hënën me presidentin e Këshillit Europian
Aktualitet

Balluku e pezulluar, Rama të hënën me presidentin e Këshillit Europian

7 Shkurt, 2026 1:53 pm
Kushtetuesja/ Berisha: Rama detyroi kancelaritë e Europës t’i nxjerrin karton të kuq
Aktualitet

Kushtetuesja/ Berisha: Rama detyroi kancelaritë e Europës t’i nxjerrin karton të kuq

7 Shkurt, 2026 12:40 pm
Gjendet pas 29 ditësh kërkime trupi i të riut në lumin Mat
Aktualitet

Gjendet pas 29 ditësh kërkime trupi i të riut në lumin Mat

7 Shkurt, 2026 12:22 pm
Tentoi të grabiste postën nën kërcënimin e thikës, pranga 24-vjeçarit në Shkodër
Kronikë

Tentoi të grabiste postën nën kërcënimin e thikës, pranga 24-vjeçarit në Shkodër

7 Shkurt, 2026 9:35 am
Sauditët mbështesin Trump: Nuk e kundërshtojmë sulmin ndaj Iranit
Bota

SHBA: Trump preferon diplomacinë me Iranin, por nuk përjashton opsionet ushtarake

7 Shkurt, 2026 9:12 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 7 shkurt 2026

7 Shkurt, 2026 9:08 am
Para
Atentati në Tiranë, Preng Gjini u shoqërua për vrasjen e Kastriot Reçit

Atentati në Tiranë, Preng Gjini u shoqërua për vrasjen e Kastriot Reçit

Bill Gates tregon kompaninë që mund të miratojë më shpejtë vaksinën COVID

Bill Gates: Virusi përfundon në vitin 2022, na pret një vjeshtë e vështirë

Ndiqni live emisionin “Opinion”

Ndiqni live emisionin “Opinion”

TE FUNDIT

Dosja “Epstein” dalin emrat e disa prej personazheve më të famshëm të Hollywood

Dosja “Epstein” dalin emrat e disa prej personazheve më të famshëm të Hollywood
7 Shkurt, 2026

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka publikuar miliona faqe të reja lidhur me dosjen ‘Epstein’, ku së fundmi ka rezultuar se...

Lexo më shumë

Irani paralajmëron SHBA: Nëse sulmohemi, do të godasim bazat amerikane në rajon

Irani paralajmëron SHBA: Nëse sulmohemi, do të godasim bazat amerikane në rajon
7 Shkurt, 2026

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka deklaruar se Irani do të përgjigjet ushtarakisht nëse Shtetet e Bashkuara e sulmojnë,...

Lexo më shumë

Obama si majmun, Trump nuk kërkon falje: Nuk e pashë videon deri në fund

Obama si majmun, Trump nuk kërkon falje: Nuk e pashë videon deri në fund
7 Shkurt, 2026

Presidenti amerikan, Donald Trump, reagon pas kritikave të forta për një video që u publikua në rrjetet sociale nga llogaria...

Lexo më shumë

Dashnor Sula Kryeinspektor, Berisha: Patericë e Ramës

Dashnor Sula Kryeinspektor, Berisha: Patericë e Ramës
7 Shkurt, 2026

Në një komunikim me qytetarët online, kreu I PD Sali Berisha është pyetur edhe për emërimin e ish-deputetit demokrat Dashnor...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com