DURRËS- Kryeprokurori Adriatik Llalla ka folur me tone të forta për ngjarjet kriminale të kohëve të fundit në Durrës. “Këto ngjarje po i bëjnë karshillëk shtetit e institucioneve ligjzbatuese”, tha ai. “Të mos i lejojmë këto grupe kriminale të dalin mbi ligjin por të vëmë një sahat e më parë para drejtësisë autorët dhe personat që kanë prirje kriminale”. “Duhet të zbardhim këto ngjarje që të kthehet normaliteti dhe besimi tek institucionet i qytetarëve shqiptarë”, vijoi ai.