-U tha në Opinion

Vrasjet e Elbasanit/ Hoxha: Zanafilla janë 50 kg kokainë të humbura


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:23 - 21/09/20 |
Al Do

Gazetari Artan Hoxha foli mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” për ngjarjen e ndodhur në Elbasan ku mbeti i vrarë Bujar Çela, vëllai i të kërkuarit Talo Çela.

Hoxha sqaroi se zanafilla e konfliktit janë 50 kilogramë kokainë të humbura në Londër.

Për pasojë mes grupeve kriminale ka nisur sipas tij larja e hesapeve e cila nis me vrasjen e tre personave në Bradashesh në dhjetor të vitit 2018 dhe së fundi me vrasjen e Bujar Çelës

Kemi të bëjmë me një 50 kilogramsh kokaine që ka humbur në Londër. Dyshimi është që e ka marrë një grup tjetër në Elbasan. Këtu është e gjithë zanafilla e kësaj historie. Kemi 3 të vrarët në Bradashesh, Endrit Dylgjeri, xhaxhai i vet dhe shtetasi turk. Kemi dy vëllezër që sapo kishin dalë nga burgu në Itali që iu bë atentat. Pastaj kemi një atentat një i ri Peqini. Pastaj një vrasje në Durrës. Janë nga ato vrasjet që unë thosha që autorët nuk e djegin makinën po i shpërbënin makinat. Grupi rival pyeti ku shpërbëhen makinat dhe zbërtheheshin në Durrës. Gjatë këtij viti brenda 3 muajve të parë kemi 2 vrasje, kemi vëllezërit Haxhia që kishin servis dhe para dy vëllezërve Haxhia edhe dy të tjerë që kishin servis. Mbasi u vranë këta në Elbasan kemi dy vrasje të tjera, ku u kapën dy persona ku njëri nga ata dyshohet që ka bashkëpunuar me hetimin. dhe ndodhi vrasja tjetër ku u vra një i pafajshëm vëllai i një personi në kërkim, vëllai i Talo Çelës.”, tha Hoxha.

Për vrasjet e ndodhura në Elbasan është arrestuar Erion Alibej, i vëllai i Endrit Dylgjerit. Ai dyshohet për vrasjen e Emiljano Ramazanit, Regis Runajt dhe Bujar Çelës. /Opinion.al

Pas