Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasje të porositura nga burgu/ Ja sa vite burg kërkon Prokuroria për Admir Tafilaj

2017/07/03 at 1:50 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Vrasje të porositura nga burgu/ Ja sa vite burg kërkon Prokuroria për Admir Tafilaj

Jepet pretenca e akuzes në Gjykatën e Krimeve të Rënda në ngarkim të të ashtuquajturës banda e vrasjeve me pagesë që porositeshin nga burgu


Prokuroria për Krime të Rënda kërkon dy burgime të përjetshme dhe 131 vjet burgim të tjera për 10 të pandehur, të akuzuar se kanë pasur role të ndryshme në një grup të strukturuar kriminal, i cili kryente vrasje me pagesë. Nga hetimet e Prokurorisë për Krime të Rënda ka rezultuar se ky grup udhëhiqej nga shtetasi Admir Tafilaj, i cili drejtonte anëtarët e tjerë nga burgu, ku po vuan dënimin me burgim të përjetshëm për krime të tjera. Prokuroria për Krime të Rënda ka nisur hetimin ndaj të pandehurve në Shkurt 2015. Në përfundim të gjykimit, Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi dënimet, si më poshtë:

1. Admir Tafilaj, akuzuar për: – “Vrasje me paramendim”; – “Vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë”; – “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale per te kryer vrasje”; – “Vetëgjyqësi”; – “Krijimi i Grupit të strukturuar kriminal”; dhe – “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”. Të dënohet me burgim të përjetshëm

2. Kristi Pine, akuzuar për: – “Vrasje me paramendim” – “Vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë”; – “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale per te kryer vrasje”; – “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale per te kryer vrasje”; – “Prodhimi dhe mbajtjes pa lejë të armëve luftarake dhe municionit”; – “Krijimi të Grupit të strukturuar kriminal”; dhe – “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”. Të dënohet me burgim të përjetshëm (për shkak të bashkëpunimit, në përfundim të dënohet me 10 vjet burgim)

3. Elson Merdani, akuzuar për: – “Vrasje me paramendim”; – “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, dy herë; – “Prodhimit dhe mbajtjes pa lejë të armëve luftarake dhe municionit”; – “Krijimit të Grupit të strukturuar kriminal”; dhe – “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”. Të dënohet me 35 vjet burgim

4. Dritan Peksani akuzuar për: – “Vrasje me paramendim”. Të dënohet me 35 vjet burgim

5. Alfred Qefalia, akuzuar për: -“Vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë” – “Prodhim dhe mbajtjes pa lejë të armëve luftarake dhe municionit”. Të dënohet me 27 vjet burgim

6. Klajdi Shermadhi, akuzuar për -“Vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë”; – “Prodhimit dhe mbajtjes pa lejë të armëve luftarake dhe municionit”. Të dënohet me 21 vjet burgim

7. Aleksandër Gora, akuzuar për: – “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale per te kryer vrasje”; – “Prodhimit dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”. Të dënohet me 5 vjet burgim

8. Fatos Koka, akuzuar për: – “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”. Të dënohet me 3 vjet burgim

9. Albano Beqiraj, akuzuar për: – “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”.

10. Dhimitër Zito, akuzuar për : – “Moskallzimi i krimit”. Të dënohet me 2 vjet burgim

Ndërkohë, për tre të pandehur të tjerë në këtë çështje, është veçuar gjykimi. Akuzat Admir Tafili, Alfred Qefaliaj dhe Elson Merdari akuzohen se janë pjesëtarë të një bande kriminale që porosiste dhe organizonte vrasje kundrejt pagesave. Tafili, i cili u arratis nga burgu i Drenovës një vit më parë, është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e kolonel Arben Zylyftarit në Shkodër, gjatë një operacioni policor në vitin 2000.

Hetimet

Banda drejtohej Admir Tafili Pas disa muaj hetimesh Policia e Shtetit ka zbardhur veprimtarinë e plotë të grupit kriminal të vrasësve me pagesë që operonin në disa qytete të vendit. Nga hetimet e kryera është bërë i mundur zbulimi i hierarkisë së funksionimit të grupit të vrasësve me pagesë, emrat e ekzekutorëve si dhe shumat që ata merrnin për vrasjet e kryera. Sipas policisë, në krye të grupit ishte Admir Tafilaj, i dënuar me burgim të përjetshëm dhe pas tij vinin ekzekutorët me pagesë si Kristi Pine, i arrestuar më 16 shkurt të këtij viti; Alfred Qefali, ekzekutor, i arrestuar më 11 shkurt po të këtij viti; Elson Merdani, anëtar i grupit dhe kunat me Admir Tafilajn, i arrestuar po në shkurt të këtij viti; Albano Uzuni, anëtar dhe porositës, i arrestuar në Torino për vepra penale në fushën e narkotikëve; Fatos Koka, anëtar i grupit, arrestuar katër ditë më parë; Dhimitër Zito, arrestuar më 18 mars të këtij viti dhe Dritan Peksani, i shpallur në kërkim. Në një deklaratë për mediat,

Policia e Tiranës deklaron se pas punës së bërë nga ana e strukturave të hetimit të krimeve, u dokumentua veprimtaria kriminale e 10 personave të implikuar, nga të cilët janë arrestuar 8 prej tyre, 2 janë shpallur në kërkim si dhe po vazhdon puna për dokumentimin e veprimtarisë për 3 persona të tjerë. Nga hetimet e deritanishme, përmenden vrasje të kryera në shumat e 50 mijë eurove. Hetimet e kryera ndaj grupit të vrasësve me pagesë sipas Policisë së Tiranës: Sektori për Krimet e Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, pas një pune intensive hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda dhe Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, finalizoi operacionin e koduar “EPILOG”.

Në kuadër të këtij procedimit penal, të vitit 2015, të Prokurorisë për Krimet e Rënda dhe procedimit penal të vitit 2011 të Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, është bërë dokumentimi dhe goditja e veprimtarisë kriminale e grupit të strukturuar me 9 të arrestuar, 4 në kërkim: Admir Bahri Tafilaj (drejtues i grupit) – i dënuar me burgim të përjetshëm. Kristi Jovan Pine – (ekzekutor), arrestuar në datë 16.02.2015 Alfred Shefqet Qefali (ekzekutor), i arrestuar në datë 11.02.2015 Alksander Ridvan Goro (antar), i arrestuar në datë 16.02.2015. Elson Pal Merdani (anëtar i grupit), kunati i A.Tafilajt, i arrestuar në datë 14.02.2015 Albano Beqiraj (anëtar i grupit), i arrestuar në datë 14.02.2015 Adrian Emaz Uzuni (anëtar – porositës), i arrestuar në Torino, Itali për vepra penale në fushën e narkotikëve në shtetin italian. Fatos Mehmet Koka (anëtar i grupit), i arrestuar në datë 11.07.2015 Dhimiter Bujar Zito (anëtar i grupit), arrestuar në datë 18.03.2015 Dritan Myzafer Peksani, i shpallur në kërkim Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, më datë 11.02.2015 arrestoi shtetasin e shpallur në kërkim Alfred Qefalia dhe më datë 15.02.2015 është arrestuar shtetasi Kristi Pine, si të dyshuar për disa vepra penale të ndodhura në disa qytete të Shqipërisë. Pas punës së bërë nga ana e strukturave të hetimit të krimeve të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë u dokumentua veprimtaria kriminale e 10 personave të implikuar, nga të cilet janë arrestuar 8 prej tyre, shpallur në kërkim 2 si dhe vazhdon puna për dokumentimin e veprimtarisë për 3 persona të tjerë. Vrasjet per te cilat akuzohen Në përfundim të hetimeve rezulton e provuar se me porosi të shtetasit Admir Tafilaj ndodhën këto ngjarje: 

Më datë 25.06.2014 është kryer vrasja e shtetasit Brahim Mani në Shkodër nga shtetasi Kristi Pine. Gjatë nëntorit të vitit 2014 shtetasi Kristi Pine ka marrë porosi nga shtetasi Admir Tafilaj për të vrarë shtetasin Leonard Murataj, kundrejt një shume prej 50.000 euro. Shtetasi Leonard Murataj është ekzekutuar më pas nga persona të tjerë në qytetin e Durrësit. Më datë 04.09.2014 me porosi të shtetasit: Adrian (Isuf) Uzuni, shtetasit Kristi Pine dhe Alfred Qefalia kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin Edmond Çakmashi. Më datë 04.12.2014 nga shtetasi Fatos Koka i është dhënë porosi shtetasit Kristi Pine për të vrarë shtetasin M. L. për shkak të një konflikti pronësie të ndodhur në vitin 2010 në qytetin e Tiranës midis shtetasit M. L. dhe fisit Koka.

Te arrestuarit 1. Kristi Jovan Pine, lindur dhe banues ne Elbasan, i dënuar më parë për vjedhje me dhunë. 2. Alfred Shefqet Qefalia, lindur dhe banues në Farkë e Vogël , Tiranë , i dënuar më parë për “vjedhje me arme” 3. Aleksander Ridvan Gora, lindur dhe banues në Pogradec , i dënuar me parë për “Vrasja në rrethana të tjera cilësues ndaj punonjësit të Policisë”e mbetur në tentative. 4. Dhimitër Bujar Zito, lindur dhe banues në Tiranë, i padënuar më parë. 5. Admir Tafilaj, 39 vjeç, lindur dhe banues ne Shkodër, i dënuar me burgim të perjetshem. Aktualisht vuan dënimin në I.E.V.P. Bradashesh si i dyshuar për veprat penale të “Vrasjes me paramendim”, të shtetasit Brahim Mani, kryer në bashkëpunim, “Vrasjes me paramendim” të shtetasit Edmond Cakmashi e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë, “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”të shtetasit Leonard Murataj, kryer në bashkëpunim , “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal”, dhe “Kryerjes së veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”të parashikuara nga nenet 78/2, 78/2 e 22, 80, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penale 6. Elson Merdani, 32 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, , i padënuarmë parë dhe është i dyshuar për veprat penale të “Vrasjes me paramendim”, të shtetasit Brahim Mani, kryer në bashkëpunim, “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”të shtetasit Leonard Murataj, kryer në bashkëpunim , “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal”, dhe “Kryerjes së veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”të parashikuara nga nenet 78/2, 78/2 e 22, 80, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penale. 7. Adrian (Isuf) Uzuni, 49 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë si i dyshuar për “Vrasjes me paramendim” të shtetasit Edmond Cakmashi e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë, “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal”, dhe “Kryerjes së veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”të parashikuara

 

Etiketa: Admir TafilajKristi Pine


Ju sugjerojmë

Berisha i dërgon mesazh live në emision Ramës, ja si iu përgjigj kryeministri
-U tha në Opinion

Berisha i dërgon mesazh live në emision Ramës, ja si iu përgjigj kryeministri

9 Maj, 2025 10:50 pm
Rama për Metën: Nuk bëj boks me një njeri me duar të lidhura, është në hall
-U tha në Opinion

Rama për Metën: Nuk bëj boks me një njeri me duar të lidhura, është në hall

9 Maj, 2025 10:32 pm
Rama: Negociatat duhet të mbyllen brenda dhjetorit 2027
-U tha në Opinion

Rama: Negociatat duhet të mbyllen brenda dhjetorit 2027

9 Maj, 2025 10:31 pm
Rama: Dixhitalizimi i shërbimeve publike uli korrupsionin
-U tha në Opinion

Rama: Dixhitalizimi i shërbimeve publike uli korrupsionin

9 Maj, 2025 10:18 pm
Rama në ‘Opinion’: Projekti i inceneratorëve ishte i duhuri,por ka patur individë…
Kryesore

Rama në ‘Opinion’: Projekti i inceneratorëve ishte i duhuri,por ka patur individë…

9 Maj, 2025 9:55 pm
PD mbyll fushatën, Berisha: Kjo është betejë për ëndrrën e rinisë shqiptare!
Politikë

PD mbyll fushatën, Berisha: Kjo është betejë për ëndrrën e rinisë shqiptare!

9 Maj, 2025 9:24 pm
Rama mbyll fushatën në Tiranë: Vetëm PS mund ta bëjë edhe më mirë këtë qytet
Kryesore

Rama mbyll fushatën në Tiranë: Vetëm PS mund ta bëjë edhe më mirë këtë qytet

9 Maj, 2025 9:16 pm
Berisha thirrje të rinjve: Më 11 maj, vota është edhe për dinjitetin tuaj!
Kryesore

Berisha thirrje të rinjve: Më 11 maj, vota është edhe për dinjitetin tuaj!

9 Maj, 2025 9:11 pm
Rama në takimin e fundit me socialistët: 78 mandate janë 100% të sigurta!
Kryesore

Rama në takimin e fundit me socialistët: 78 mandate janë 100% të sigurta!

9 Maj, 2025 9:03 pm
Berisha falënderim për LaCivitën: Shkallmove Ramën duke i rënë tavolinës me grushte!
Kryesore

Berisha falënderim për LaCivitën: Shkallmove Ramën duke i rënë tavolinës me grushte!

9 Maj, 2025 8:57 pm
Para
Lëkundje tërmeti në Korçë dhe Pogradec, ja sa ballë ishte

Lëkundje tërmeti në Korçë dhe Pogradec, ja sa ballë ishte

Fotolajm/ U bë objekt tallje me flokët biond, Hysaj me tjetër look në stërvitje

Fotolajm/ U bë objekt tallje me flokët biond, Hysaj me tjetër look në stërvitje

Këto janë 21 vendet me jetesën më të shtrenjtë në botë

Këto janë 21 vendet me jetesën më të shtrenjtë në botë
















TE FUNDIT

Berisha i dërgon mesazh live në emision Ramës, ja si iu përgjigj kryeministri

Berisha i dërgon mesazh live në emision Ramës, ja si iu përgjigj kryeministri
9 Maj, 2025

Kryesocialisti Edi Rama thotë se në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, kundërshtari i tij Sali Berisha do të marrë një...

Lexo më shumë

Rama për Metën: Nuk bëj boks me një njeri me duar të lidhura, është në hall

Rama për Metën: Nuk bëj boks me një njeri me duar të lidhura, është në hall
9 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama, ndodhet sot i ftuar në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan, nga ku ai duhet të...

Lexo më shumë

Rama: Negociatat duhet të mbyllen brenda dhjetorit 2027

Rama: Negociatat duhet të mbyllen brenda dhjetorit 2027
9 Maj, 2025

Pasaporta europiane është një nga pikat kyçe të fushatës elektorale të Partisë Socialiste, me premtimin se  është rruga e vetme...

Lexo më shumë

Rama: Dixhitalizimi i shërbimeve publike uli korrupsionin

Rama: Dixhitalizimi i shërbimeve publike uli korrupsionin
9 Maj, 2025

Kryeministri i vendit Edi Rama është shprehur se vetëm nga dixhitalizimi i shërbimeve publike është pastruar një pjesë e mirë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com