Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në fshatin Shosh, të Malësisë së Dukagjinit. Dyshohet se shkak mund të jetë bërë një konflikt i çastit.
Nga informacionet e para, të policisë lokale, mësohet se viktimë mbeti Lazër Arra.
Për shkak të distancës së largët nga Shkodra, duhet disa orë që policia të mbërrijë në vendin e ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Me datë 21.10.2019, rreth orës 12:00, në fshatin Shosh, Shkodër, dyshohet se është vrarë me armë zjarri shtetasi L. A. 55 vjeç, banues në fshatin Palaj, Shosh, Shkodër. Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit./ Opinion.al