Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë mëngjes në fshatin Babicë të Vlorës. Sipas të dhënave të para flitet për një viktimë, identiteti i të cilit ende nuk është mësuar.
Eshtë fjala për një 25-vjeçar, i gjetur pa shenja jete brenda një automjeti. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e saj. Sipas raportimeve besohet se viktima ka qëndruar disa orë brenda makinës dhe kanë qenë kalimtarët ata që kanë njoftuar policinë për personin që gjendej brenda automjetit të ndaluar.
Njoftimi i policisë:
Më datë 21.08.2021, rreth orës 07:35, në aksin rrugor Vlorë-Babicë, në rrethanave ende të paqarta, është gjetur pa shenja jete brenda në automjet, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 25 vjeç, dyshohet se ka humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit. Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Opinion.al