Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasje e paralajmëruar e shoqërisë shqiptare

2024/11/19 at 11:45 AM
në Kryesore, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 5 min
A A
Vrasje e paralajmëruar e shoqërisë shqiptare

Nga Ornela Çuçi


Përgjatë gjithë ditës dje, kam ndjerë shumë fort dëshirën të iki nga sytë këmbët nga ky vend.

Për herë të parë gjithashtu që kur jam rikthyer për të vazhduar jetën në Shqipëri një forcë e brendshme, më shtynte që fëmijët e mi të mos jetojnë më për as edhe një ditë të vetme këtu.

Ndoshta nuk jam unë, sepse unë e dua Shqipërinë sa s’ka, por forca e nënës brenda meje, instikti për të mbrojtur fëmijët më thotë, ik, mos rri këtu.

Dje, Shqipëria u trondit nga një tjetër lajm tragjik. Një djalë 14-vjeçar humbi jetën në një sherr brenda një shkolle, viktimë e një konflikti të nisur në rrjetet sociale.

Ky ishte lajmi. Por në fakt do të duhet të ishte një sokëllimë: dje, Shqipëria pa se çfarë ndodh çdo ditë në shkollat tona. Pa se si ne, nënat që kemi djem, jemi çdo ditë të llahtarisura nëse na kthehet fëmija në shtëpi?

Shqipëria pa se si ne mund të bëjmë maksimumin që të rrisim mirë, edukojmë e shkollojmë fëmijët tanë por i kemi ata në mëshirë të fatit cdo ditë, në një shoqëri e cila e ka ngritur ANTINJERIUN në KULT!

Dhe jo, nuk e kanë fajin fëmijët! Ai që e kreu këtë makabritet është gjithashtu një fëmijë. Fëmijë që është rritur në këtë ambient social e shoqëror.

Ne të gjithë jemi kontributore për të mos thënë më të rëndë fajtorë, fëmijëve që po rritim, idenë se mbi të gjitha paraja dhe pasuria e fituar lehtë është sukses.

Ne që i rrisim në familje me idenë që je goxha burrë vetëm nëse qëndron sa më pak në familje e sa më shumë në lirinë e shthurur mes banalitetit sipërfaqësor.

Ne të gjithë që tregojmë se një “i fortë” ka nën hyqëm 100 “të shkolluar”.

Ne që i ushqejmë me dëshirën për t’u bërë drejtor ditën e parë të punës, e kur të bëhesh drejtor do të mund ta mbash atë pozicion nëse promovon nëpër fushata elektorale modelet që do t’u ngjajnë këtyre fëmijëve,edhe fëmijët tanë.

Po ne që në television i krijojmë kaq shumë mundësi këtyre përputhshmërive e ua bëjmë trurin çorbë me modele gangosh Tik Toku, Alla Clevio, Kozaku&co

Sepse po, është kjo shoqëri, kjo e jona që, në një mënyrë apo tjetër, ka ndihmuar në krijimin e kushteve për tragjedi të tilla.

Kur kultura ushqen dhunën

Pse ndodhin këto në Shqipëri? Sepse jetojmë në një vend ku dhuna nuk dënohet, por glorifikohet. Kur djemtë e mi filluan adoleshencën fillova të mësoj këngët që i zgjonin në mëngjes. I di kaq shumë këngë të tyre si psh:

Unë, unë i kam dy hekra mrena cantes.

Per me la hesapet e mesnates.

Per, per me dal makinat jane the fastest.

Ti ma njeh ekipin is the hardest………

Kur kuptova për herë të parë ca po këndoja e vetmja gjë që më erdhi ndërmend ishte: O hapu dhe!!!!!!

Por këta jemi ne, të gjithë, një shoqëri ku këngët që promovojnë larje hesapesh, armët dhe “burrërinë” e këtij lloji, janë jo vetëm të pranueshme, por edhe të adhurueshme. Predikuesit e dhunës që e bëjnë atë përmes pseudoartit janë njëkohësisht në piedestalin virtual shoqëror dhe politika I çon edhe me lart duke i përdorur si karrem dehjeje për pushtetin e saj të dëshiruar e duke i bërë ata edhe si VIP-a të Shqipërisë, por tanimë edhe të certifikuar.

Ata hyjnë në burg e dalin menjëherë pasi kryejnë krime, sepse janë të famshëm janë dhe miqtë e politikës dhe idhujt e turmës. Ku fushatat elektorale ftojnë këngëtarë që flasin për urrejtjen dhe hakmarrjen si virtyte, e pas tyre dalin ata që premtojnë për drejtësi rend dhe ligj. Çfarë ironie e çfarë marrëzie.

Kur shembujt që shohin fëmijët tanë janë këngë e klipe ku konflikti zgjidhet me grushte e plumba, çfarë mund të presim? Kur figurat publike i përdorin ato për të mbledhur turma, pa menduar për mesazhin që përcillet, si mund të presim që të rinjtë tanë të mësojnë vlerën e komunikimit dhe pajtimit?

E kemi krijuar ne këtë habitat, ku një zënkë në rrjetet sociale është më shumë se një keqkuptim – ajo është një pasqyrim i tensioneve të pashprehura që ne, si shoqëri, nuk i kemi adresuar kurrë. Këto tensione janë si plagë të hapura që dalin në sipërfaqe aty ku duhet të kishte paqe: në shkolla, në sheshe lojërash, në biseda mes miqsh.

Po shkolla, ku qëndron, cili është roli i saj?

Tani kemi kuptuar se problemi nuk është thjeshtë rritja e pagës së tyre. Mund të rrisim edhe pagën por nuk rrisim me dot nivelin arsimor dhe edukativ të nxënësve. Kemi humbur atë që është më rëndësishme të ardhmen. Duke fituar në mënyrë absolute indiferencën. Dhe kjo është indiferenca që vrau 14 vjeçarin në mes të një shkolle në Tiranë e kjo është indiferenca që do vrasë përsëri nesër nëse nuk zgjohemi sot të gjithë ai shoqëri, shkollë, qeveri, pushtet lokal e polici.

Pra pyetja themelore është a ndryshon tani ky realitet?

Shkollat tona nuk e kanë aspak fokusin në formimin e individit, sepse të gjesh një vend si mësues në një shkollë afër qendrës, do të duhet të kesh edhe kontribut partiak, jo vetëm professional. Po kështu duket se është modeli në çdo hallkë shteti, në polici, gjykata e prokurori, ndryshe ska se si justifikohet kjo marrëzi.

A mund të presim fëmijë paqësorë kur rreth tyre të gjitha modelet promovojnë të kundërtën? Cili është modeli për t’iu referuar, mësuesi indiferent, polici neglizhent porkurori prepotent apo gjykatësi indiferent? Cili është modeli publik që ofron politika dhe media konflikti dhe intrigat. Nëse do të shohësh fytyrën e shoqërisë shih fytyrën e medias. Ajo është false, me make up siperfaqesor we prodhon një realitet të deformuar që i çon te rinjtë në rrugën e gabuar. Asgjë edukative asgjë kulturore nuk gjen në hapësirat e politikës dhe medias që janë zotët e pushtetit publik në Shqipëri. Keshtu pra kjo tragjedi nuk ndodhi vetëm nga një fjalë e nxituar mes fëmijëve në shkollën Fan Noli nuk ishte një rrufe në qiell të pastër, por një shkrepëtimë në një turbulencë të madhe shoqërore. Ajo është produkt i një shoqërie ku dhuna është normalizuar dhe ku vlera shihet si dobësi.

Nevoja për një zgjim kombëtar

Nëse ky vend do të ketë një të ardhme, atëherë duhet të ndalemi këtu. Kjo humbje e një jete të pafajshme duhet të na zgjojë. Duhet të shohim më thellë dhe të pranojmë përgjegjësinë tonë kolektive. Nuk është vetëm faj i shkollës që nuk ndërhyri, as i familjeve që nuk e parashikuan këtë konflikt. Është faji i një kulture që nuk vlerëson jetën e njeriut, që ushqen dhunën si një mënyrë për të fituar respekt.

E vramë të gjithë ne atë fëmijë. Edhe fëmijës tjetër, që përdori thikën, ia shkatërruam ne jetën, të ardhmen, e vramë për së gjalli.

Ne të gjithë!



Ju sugjerojmë

“Votimi i shumëfishtë, krim”/ Celibashi: Mos e rreziko të ardhmen për një manipulim
Aktualitet

“Votimi i shumëfishtë, krim”/ Celibashi: Mos e rreziko të ardhmen për një manipulim

10 Maj, 2025 3:05 pm
Gramsh/Shembet masivi i dheut, humbin jetën dy të rinjtë që po punonin në kantier
Aktualitet

Gramsh/Shembet masivi i dheut, humbin jetën dy të rinjtë që po punonin në kantier

10 Maj, 2025 3:02 pm
Demokracia në SHBA nën presion
Bota

Trump: India dhe Pakistani ranë dakord për armëpushim të plotë dhe të menjëhershëm

10 Maj, 2025 2:50 pm
‘Giro d’Italia’/ Rama valëvit flamurin e nisjes për Etapën e Dytë në Tiranë
Aktualitet

‘Giro d’Italia’/ Rama valëvit flamurin e nisjes për Etapën e Dytë në Tiranë

10 Maj, 2025 2:41 pm
Ministri i Jashtëm serb: S’do të ketë sanksione nga BE pas vizitës së Vuçiç në Moskë
Rajoni

Ministri i Jashtëm serb: S’do të ketë sanksione nga BE pas vizitës së Vuçiç në Moskë

10 Maj, 2025 2:17 pm
Videoja e shqiptarit që voton në Gjermani,Celibashi:Historike përfshirja e diasporës
Aktualitet

Videoja e shqiptarit që voton në Gjermani,Celibashi:Historike përfshirja e diasporës

10 Maj, 2025 2:12 pm
Zgjedhjet/ Proda-punonjësve të Policisë: Ligji, udhërrëfyes në përmbushjen e detyrës
Aktualitet

Zgjedhjet/ Proda-punonjësve të Policisë: Ligji, udhërrëfyes në përmbushjen e detyrës

10 Maj, 2025 2:01 pm
11 Maji/ Shpërndarja e materialeve zgjedhore ka nisur edhe në Vlorë e Fier
Aktualitet

11 Maji/ Shpërndarja e materialeve zgjedhore ka nisur edhe në Vlorë e Fier

10 Maj, 2025 1:50 pm
Zgjedhjet në Kukës, KQZ miraton fletën e votimit
Aktualitet

Kreu i KQZ urdhëron subjektet politike: Respektoni heshtjen zgjedhore

10 Maj, 2025 1:41 pm
Korçë, shpërndahen materialet zgjedhore / Votojnë të dënuarat në burgun e Pojskës
Aktualitet

Korçë, shpërndahen materialet zgjedhore / Votojnë të dënuarat në burgun e Pojskës

10 Maj, 2025 1:11 pm
Para
“Një yll u shua”/ Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, Berisha: I morën jetën tek dera e shkollës

“Një yll u shua”/ Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, Berisha: I morën jetën tek dera e shkollës

Shqipëri-Ukrainë/ Polica publikon planin e masave, ja rrugët që do bllokohen

Shqipëri-Ukrainë/ Polica publikon planin e masave, ja rrugët që do bllokohen

Gjyshja e shokut të Martinit në lot: Nipi im është i ngrirë nga ngjarja, nuk flet

Gjyshja e shokut të Martinit në lot: Nipi im është i ngrirë nga ngjarja, nuk flet
















TE FUNDIT

Qytetari në Lezhë kallëzon kandidatin e PD, Gjin Gjoni: Më erdhi në banesë për votën

Qytetari në Lezhë kallëzon kandidatin e PD, Gjin Gjoni: Më erdhi në banesë për votën
10 Maj, 2025

Policia e Lezhës ka nisur një hetim ndaj kandidatit për deputet të PD-së në këtë qark, Gjin Gjoni. Drejtoria Vendore...

Lexo më shumë

“Votimi i shumëfishtë, krim”/ Celibashi: Mos e rreziko të ardhmen për një manipulim

“Votimi i shumëfishtë, krim”/ Celibashi: Mos e rreziko të ardhmen për një manipulim
10 Maj, 2025

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka apeluar qytetarët që do të marrin pjesë...

Lexo më shumë

Gramsh/Shembet masivi i dheut, humbin jetën dy të rinjtë që po punonin në kantier

Gramsh/Shembet masivi i dheut, humbin jetën dy të rinjtë që po punonin në kantier
10 Maj, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në fshatin Poroçan të Gramshit, ku një masiv dheu është shembur...

Lexo më shumë

Trump: India dhe Pakistani ranë dakord për armëpushim të plotë dhe të menjëhershëm

Demokracia në SHBA nën presion
10 Maj, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump thotë se "India dhe Pakistani kanë rënë dakord për një armëpushim të plotë dhe të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com