Kronikë

Vrasje dhe trafikim i narkotikëve, OFL i dërgon formularin 3 të dënuarve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:38 - 14/12/20 |
Doriana Çepunaj

OFL është ndalur sot në qytetin e Durrësit, ku i ka dërguar formularin për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë 3 shtetasve të dënuar më parë.

Policia e Shtetit njofton se këta shtetas janë:

Jeims (Përparim) Nezha, banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Emiljano Norja, banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Ermir Dervishi, banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme./Opinon.al

 

Pas