Kronikë

Vrasje dhe shfrytëzim prostitucioni, OFL i dërgon formularin 3 të dënuarve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:15 - 15/12/20 |
Doriana Çepunaj

OFL është ndalur sot në qytetin e Elbasanit, Bulqizës dhe Tiranës, ku i ka dërguar formularin për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë 3 shtetasve të dënuar më parë.

Policia e Shtetit njofton se këta shtetas janë:

Aleksandër Kuqja, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”;

Haxhi Përkoxha, banues në Bulqizë, i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”;

Vasil (Vladimir) Bajraktari, banues në Tiranë, i dënuar në Itali për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” në rrethana rënduese, i kryer në bashkëpunim.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme./ Opinion.al

 

Pas