Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasja te Shkencat e Natyrës/ Flet e ëma e Besnik Sulkut: Napolitanin e “Camorras” e kishim mik shtëpie

2017/05/05 at 10:02 AM
në Aktualitet, Kronikë, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Vrasja te Shkencat e Natyrës/ Flet e ëma e Besnik Sulkut: Napolitanin e “Camorras” e kishim mik shtëpie

Nëna 67­ vjeçare e Besnik Sulkut, një prej tre të vrarëve të ngjarjes së 27 majit 2015 para Fakultetit të Shkencave të Natyrës, në Tiranë, dhe e veja e tij dëshmuan dje në Gjykatën për Krimet e Rënda, shkruan “Panorama”.

Gjysere Sulku dhe Fllanxa Sulku ishin thirrur si dëshmitare të Prokurorisë në procesin gjyqësor ndaj të akuzuarve për këtë ngjarje, Klejvi e Markeljan Doçi, dhe italianit Salvatore Leticia. Para trupit gjykues, e moshuara rrëfeu dijeninë e saj për përplasjet e djemve të saj të vrarë, Besnik e Durim Sulku, me anëtarët e familjes Doçi, si edhe marrëdhënien e tyre me Salvatore Letician, i dyshuar si një “killer” i një prej klaneve të organizatës mafioze “Camorra” në Itali. Sipas saj, ai ishte mik i shtëpisë së tyre dhe vëlla gjaku me një prej djemve të saj. E moshuara pranoi përplasjen e bijve të saj të ndjerë me familjen Doçi, por nuk dha detaje për shkakun e përplasjes.

Të pandehurit e kësaj çështjeje po gjykohen për akuzat e “vrasjes me paramendim”, kryer ne bashkëpunim, “vrasje të kryer në kapërcim të mbrojtjes së nevojshme”, “vrasjes për gjakmarrje” dhe “mbajtje pa leje të armëve luftarake”. Sipas Prokurorisë, Besnik Sulku dhe Salvatore Leticia i bënë pritë në bulevardin “Zogu I” mjetit ku udhëtonte Mentor Doçi dhe Gerti Goxhajt, duke i qëlluar për vdekje. Sulmit të tyre iu kundërpërgjigjën Klejvi dhe Markelian Doçi, të cilët ndodheshin në një mjet pas atij të dy viktimave. Besnik Sulku u qëllua teksa po përpiqej të largohej, ndërsa Leticia mundi të ikte pa dëm nga vendi i ngjarjes.

Dëshmitë

Gjysere Sulku ishte dëshmitarja e parë në këtë proces, i cili numëronte dje seancën e 22­të në radhë. “Unë kam pasur katër fëmijë, tre djem dhe një vajzë. Dy djem m’i kanë vrarë. Durimi më është vrarë më 5 prill 2015 në Holandë. Fillimisht, mua më kanë thënë se ishte aksidentuar. Gati 12 ditë më vonë vajti vajza ime bashkë me një prej nipave të mi në Holandë, ku e identifikuan trupin e djalit dhe e sollën në Shqipëri për ceremoninë mortore. Më pas mora vesh që djalin ma kanë vrarë Doçët”, tha Sulku, shkruan “Panorama”.

Në lidhje me marrëdhënien e bijve të saj me italianin Leticia, e moshuara rrëfeu: “E njoh Salvatore Letician. Ai ka shumë kohë që vinte në shtëpinë tonë, sepse djali im Besniku e kishte bërë vëlla gjaku. Ai kishte ardhur disa herë në shtëpi dhe herën e fundit që ka ardhur ka qenë dita kur kishim të 40-­tat e Durimit. Ai piu kafe, hëngri dhe iku bashkë me Besnikun, nuk e di se për ku. Pastaj na erdhi lajmi që është vrarë dhe Besniku afër Stacionit të Trenit në Tiranë”. Dëshmitarja tregoi dhe raportin mes familjes së saj dhe familjes Doçi.

“Ne kemi njohje me familjen Doçi, pasi jemi rritur në një lagje në Bulqizë. Fëmijët kanë qenë pak a shumë e njëjta moshë. Njëherë Mentor Doçi u përplas me tim bir dhe unë kam vajtur te gjyshja e Markelianit dhe Klejvit, me të cilën punoja dhe i kërkova të mbyllej ky muhabet”.

Para Gjykatës, dëshmitarja tha se autorët e dyshuar për vrasjen e të birit i kishte mësuar nga televizioni. “Unë gjithçka ia kam lënë drejtësisë. Di që kanë pasur përplasje, por arsyet e vërteta nuk i di, se nuk më tregonte gjë njeri. Unë dua të zbardhet e vërteta”, tha e moshuara.

Dëshmitarja tjetër, Fllanxa Sulku, e veja e Besnik Sulkut, konfirmoi dijeninë për njohjen e bashkëshortit të saj me italianin Leticia, si edhe për përplasjet që kishte pasur i shoqi me anëtarët e familjes Doçi. Armand Bajrami /Panorama.al

Etiketa: AtentatiShkencat e Natyres

Ju sugjerojmë

Hap tjetër drejt luftës Indi-Pakistan/ Shkëmbehen sulme me raketa në bazat ushtarake
Bota

Hap tjetër drejt luftës Indi-Pakistan/ Shkëmbehen sulme me raketa në bazat ushtarake

10 Maj, 2025 9:43 am
I dënuar për vrasjen e Besnik Hidës, kapet në Greqi Ardian Ahmetaj.Pritet ekstradimi
Aktualitet

I dënuar për vrasjen e Besnik Hidës, kapet në Greqi Ardian Ahmetaj.Pritet ekstradimi

10 Maj, 2025 9:12 am
Zgjedhjet në Shqipëri dhe elektorati “gri”/ DW: Sa peshë ka vota e këtij grupi
Aktualitet

Zgjedhjet në Shqipëri dhe elektorati “gri”/ DW: Sa peshë ka vota e këtij grupi

10 Maj, 2025 8:57 am
“Aleanca e Vullnetit”/ Diplomacia Evropiane në Kiev, diskutojnë për paqen në Ukrainë
Bota

“Aleanca e Vullnetit”/ Diplomacia Evropiane në Kiev, diskutojnë për paqen në Ukrainë

10 Maj, 2025 8:46 am
Sot heshtje zgjedhore, nesër qytetarët u drejtohen kutive të votimit
Aktualitet

Sot heshtje zgjedhore, nesër qytetarët u drejtohen kutive të votimit

10 Maj, 2025 8:31 am
Sot etapa e dytë e “Giro d’Italia 2025”/ Rrugët që bllokohen në Tiranë, ja oraret
Aktualitet

Sot etapa e dytë e “Giro d’Italia 2025”/ Rrugët që bllokohen në Tiranë, ja oraret

10 Maj, 2025 8:22 am
Parashikimi i motit për këtë javë
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 10 maj 2025

10 Maj, 2025 8:17 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 10 maj 2025

10 Maj, 2025 8:13 am
“Pa PS, BE nuk na pranon më?”, Rama: Vetëm ne i kemi kapacitetet
-U tha në Opinion

“Pa PS, BE nuk na pranon më?”, Rama: Vetëm ne i kemi kapacitetet

9 Maj, 2025 11:15 pm
Rama: Ajo që kemi bërë me pensionet është epokale
-U tha në Opinion

Rama: Ajo që kemi bërë me pensionet është epokale

9 Maj, 2025 11:04 pm
Para
Video/ Probleme me vithet te femrat, ja si mund ti zmadhoni në mënyrë natyrale

Video/ Probleme me vithet te femrat, ja si mund ti zmadhoni në mënyrë natyrale

Publikohet një fotografi e rrallë ku shfaqen bashkë Noizy dhe Stresi

Publikohet një fotografi e rrallë ku shfaqen bashkë Noizy dhe Stresi

Berisha publikoi videon/ Kush i përgjoi Legisin dhe Brahon? Ja si përgjigjet ish-kryeministri

Berisha publikoi videon/ Kush i përgjoi Legisin dhe Brahon? Ja si përgjigjet ish-kryeministri

TE FUNDIT

Hap tjetër drejt luftës Indi-Pakistan/ Shkëmbehen sulme me raketa në bazat ushtarake

Hap tjetër drejt luftës Indi-Pakistan/ Shkëmbehen sulme me raketa në bazat ushtarake
10 Maj, 2025

Po shikohet me ankth mundësia që India dhe Pakistani të vazhdojnë një konflikt të hapur ushtarak pas “shkëmbimit” të raketave...

Lexo më shumë

I dënuar për vrasjen e Besnik Hidës, kapet në Greqi Ardian Ahmetaj.Pritet ekstradimi

I dënuar për vrasjen e Besnik Hidës, kapet në Greqi Ardian Ahmetaj.Pritet ekstradimi
10 Maj, 2025

Është arrestuar në Greqi 51-vjeçari Ardian Ahmetaj i akuzuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Besnik Hidës, në vitin 2019 në...

Lexo më shumë

Zgjedhjet në Shqipëri dhe elektorati “gri”/ DW: Sa peshë ka vota e këtij grupi

Zgjedhjet në Shqipëri dhe elektorati “gri”/ DW: Sa peshë ka vota e këtij grupi
10 Maj, 2025

3.7 milionë shtetas, për herë të parë edhe diaspora, janë thirrur të votojnë për parlamentin e ri më 11 maj...

Lexo më shumë

“Aleanca e Vullnetit”/ Diplomacia Evropiane në Kiev, diskutojnë për paqen në Ukrainë

“Aleanca e Vullnetit”/ Diplomacia Evropiane në Kiev, diskutojnë për paqen në Ukrainë
10 Maj, 2025

Udhëheqësit e Gjermanisë, Francës, Britanisë dhe Polonisë udhëtojnë drejt Kievit për të marrë pjesë në videokonferencën e ashtuquajtur “Aleanca e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com