Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbardhet vrasja në Pogradec, 18 vjeçari ekzekutoi me gjakftohtësi bashkëmoshatarin

2016/09/14 at 11:00 AM
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Zbardhet vrasja në Pogradec, 18 vjeçari ekzekutoi me gjakftohtësi bashkëmoshatarin

17 vjeçari Fabio Hila, nxënës i vitit të 3-të gjimnaz u ekzekutua në lokal nga bashkëmoshatari i tij pas një debati mes të rinjsh në facebook, ku mollë sherri ishte një vajzë. Dëshmitarët tregojnë se autori qëlloi me gjakftohtësi disa herë mbi viktimës.


Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së martës në një pikë bastesh në rrugën “Naim Frashëri”, në lagjen nr.3 të Pogradecit. Autori Fabian Muçllari nga fshati Vërdovë kishte debatuar në facebook me Fabio Hilës dhe më pas kishte shkuar në lokal për tu sqaruar.

Të dy janë nxehur dhe kanë nisur të adresojnë drejt njëri-tjetrit sharje dhe fjalë banale, por me ndërhyrjen edhe të personave që ishin të pranishëm në lokal autori është larguar.

Dëshmitarët kanë pohuar se para se të dilte nga lokali, autori F.M. është kthyer nga viktima dhe duke e parë në sy me inat i ka thënë: Mos u largo që këtu, sepse do të vij pas pak që të sqarohemi tamam. Një kërcënim që të gjithë e kanë neglizhuar dhe kanë vazhduar të qëndrojnë të qetë në lokal.

Nuk kanë kaluar as 10 minuta, kur në derë është shfaqur sërish F.M. me një automatik në dorë dhe i është drejtuar tavolinës ku viktima po qëndronte me 4 bashkëmoshatarët e tij dhe armën e ka afruar te Fabio. Ka qenë kushëriri i tij, i cili ka ndërhyrë duke iu lutur që të mos qëllojë, por autori nuk e ka dëgjuar.

Autori ka qëlluar një herë në ajër dhe ka urdhëruar të gjithë të dalin jashtë, përveç shënjestrës së tij, të cilin e ka mbajtur peng. Në lokalin e zbrazët autori ka nisur të qëllojë drejt viktimës, duke i shkaktuar atij plagë dhe dëmtime që i kushtuan jetën e më tej ai është larguar.

Pak minuta më vonë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka dërguar drejt spitalit adoleshentin Hila, por ai ka ndërruar jetë gjatë rrugës. Brenda një kohe të shkurtër është bërë i mundur arrestimi i autorit, i cili ka tentuar të largohet pas krimit të rëndë.

Viktima, djali i vetëm i familjes Hila vazhdonte mësimin në një shkollë private, ndryshe nga autori i cili ndiqte arsimin publik dhe njihej si njeri problematik.

 

Etiketa: 18 vjecarpogradecvrasje


Ju sugjerojmë

I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
Aktualitet

Gjirokastër, 29-vjeçari përplas me makinë këmbësorin. I plagosuri, rëndë në spital

3 Gusht, 2025 8:36 am
Parashikimi i motit, 23 Maj 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 3 gusht 2025

3 Gusht, 2025 8:12 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 3 gusht 2025

3 Gusht, 2025 8:04 am
Aksident në Levan-Tepelenë/ Makina përplaset me motorin, një i plagosur
Aktualitet

Aksident në Levan-Tepelenë/ Makina përplaset me motorin, një i plagosur

2 Gusht, 2025 10:10 pm
Mjeti përfundoi jashtë rrugës, niset drejt Traumës shoferi që u aksidentua në Korçë
Aktualitet

Mjeti përfundoi jashtë rrugës, niset drejt Traumës shoferi që u aksidentua në Korçë

2 Gusht, 2025 9:17 pm
Korçë, mjeti del nga rruga dhe përfundon në një arë, plagoset drejtuesi
Aktualitet

Korçë, mjeti del nga rruga dhe përfundon në një arë, plagoset drejtuesi

2 Gusht, 2025 9:03 pm
I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
Aktualitet

Tiranë, plagoset me armë zjarri një 27-vjeçar në zonën e Freskut. Ja gjendja e tij

2 Gusht, 2025 8:38 pm
Financat: Të ardhurat u rritën me 6.7% në 6 mujorin e parë të vitit
Aktualitet

Jo më biznese që përjashtohen nga Tatimet/ Reforma prek IT-në dhe bizneset sezonale

2 Gusht, 2025 8:07 pm
1 në 6 persona, të prekur nga vetmia/Sociologët: Fenomeni, jo vetëm te të moshuarit
Aktualitet

1 në 6 persona, të prekur nga vetmia/Sociologët: Fenomeni, jo vetëm te të moshuarit

2 Gusht, 2025 7:02 pm
Dibër/ Plagos me thikë nënën e tij gjatë një konflikti, arrestohet 26 vjeçari
Aktualitet

Dibër/ Plagos me thikë nënën e tij gjatë një konflikti, arrestohet 26 vjeçari

2 Gusht, 2025 6:00 pm
Para
Specialistët japin alarmin: Tërmet mund të godasin Prishtinën, ndërtesat të dobëta

Specialistët japin alarmin: Tërmet mund të godasin Prishtinën, ndërtesat të dobëta

Ja VIP-at, që pranojnë se kanë bërë operacione plastike

Rozi bëhet nostalgjike, i mungon...

12 goditjet e termetit në Shkup, shkolla e kopshte të dëmtuara

12 goditjet e termetit në Shkup, shkolla e kopshte të dëmtuara
















TE FUNDIT

(VIDEO)Vullkani shpërthen në Kamchatka pas 450 vitesh. Hiri, në 6 mijë metra lartësi

(VIDEO)Vullkani shpërthen në Kamchatka pas 450 vitesh. Hiri, në 6 mijë metra lartësi
3 Gusht, 2025

Që nga e Shtuna, një shtëllungë hiri që arrin 6 000 metra lartësi po del nga vullkani Kracheninnikov, i vendosur...

Lexo më shumë

Qiej të trazuar: Konfliktet ushtarake që po ndryshojnë aviacionin botëror

Qiej të trazuar: Konfliktet ushtarake që po ndryshojnë aviacionin botëror
3 Gusht, 2025

Lart në qiell, linjat e njohura të udhëtimeve botërore ajrore po zhduken. Aty, ku dikur pilotët fluturonin në rrugë të...

Lexo më shumë

Tërmeti me magnitudë 6.8 godet Ishujt Kuril në Rusi

Tërmeti me magnitudë 6.8 godet Ishujt Kuril në Rusi
3 Gusht, 2025

Një lëkundje e fortë sizmike ka ndodhur pak më parë në bregun lindor të Ishujve Kuril në Rusi. Tërmeti raportohet...

Lexo më shumë

Gjirokastër, 29-vjeçari përplas me makinë këmbësorin. I plagosuri, rëndë në spital

I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
3 Gusht, 2025

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:30, në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavije”. Drejtuesi i automjetit me inicialet ...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com