Kronikë

Vrasja për bllokimin e rrugës në Durrës, gjykata lë në burg 26-vjeçarin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:51 - 22/09/20 |
Al Do

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën “arrest ne burg” për Arbër Koten, 26 vjeçari që vrau me thikë Idajet Dullën në Durrës.

Në dëshminë e  tij 26-vjeçari ka thënë se ka vepruar për vetëmbrojtje ndërsa ka shtuar se është penduar që ka lejuar përshkallëzimin e situatës.

“I kërkova të më lironte rrugën sepse kishte parkuar keq, ai regoi shumë ashpër. Më fyeu dhe më qëlloi me grushte. Për vetëmbrojtje nxora thikën dhe e qëllova pasi më goditi disa herë. Jam penduar që lejova që konflikti të përshkallëzonte, pasi duhet ta kisha toleruar. Por më fyeu dhe shau shume keq”, ka thënë ai

Ngjarja ndodhi të shtunën, ku Arbër Kote, shofer i një autobusi fasonerie qëlloi me thikë duke lënë të vdekur furnizuesin e një marketiti 33-vjeçarin, Idajet Dulla, pas një sherri për motive të dobta.

Arbër Kote është djali i ish-drejtorit të burgut të Durrësit, Astrit Kote, i cili u arrestua në vitin 2016 me akuzën se favorizoi lirimin e Lulzim Berishës nga burgu./ Opinion.al

Pas