Qyteti i Vlorës u trondit mesditën e së mërkurës nga një ngjarje e rëndë. 57-vjeçari Teodor Lera ka mbytur bashkëshorten e tij Eva Lera, 45 vjeçe dhe më pas në gjendje të ngarkuar psikologjike ka tentuar të vrasë veten.
Eva Lera është përcjellë sot për në banesën e fundit, pas ceremonisë në fshatin Tragjas, Vlorë. Ndërkohë Teodor Lera ndodhet në spitalin e Vlorës në kujdesin e mjekëve pasi preu damarët.
Mësohet se ka qenë e bija e çiftit ajo që ka kërkuar ndihmë nga të afërmit. Ajo ka telefonuar prindërit, të cilët nuk janë përgjigjur. Më pas, e shqetësuar, ajo i ka kërkuar kushëririt të viktimës të shkojë në shtëpinë e tyre. Kushëriri i 45 vjeçares ka tentuar ta hapë derën me forcë për t’i ardhur të ndjerës në ndihmë, por e ka gjetur atë pa jetë./E.L