Policia ka zbardhur ngjarjen e djeshme ku një person mbeti i vdekur në qytetin e Vlorës. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Plazhi i Vjetër”. Viktima, 50-vjeçari Stavro Mino, u godit me sende të forta pas një konflikti me disa persona.
“Policia ka arrestuar në flagrancë për veprën penale “Vrasje me dashje” kryer në bashkëpunim të shtetasve: A.H., 48 vjeç, banues në Vlorë, N.H., 57 vjeç, banues në Vlorë, A.H., 56 vjeç, banues në Vlorë. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin në lagjen “1 Maji”, gjatë një konflikti për motive të dobëta kanë goditur fizikisht shtetasin S.M., 56 vjeç, për pasojë ka gjetur vdekjen”, sqaron policia sot.
Mino rezulton se më herët është dënuar me 6 muaj burg për akuzën “dhunë në familje”./Opinion.al