Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasja në Vlorë/ “Mos e godit se është me mua”, ja si nisi sherri në lokal

2017/04/22 at 9:28 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Vrasja në Vlorë/ “Mos e godit se është me mua”, ja si nisi sherri në lokal

Janë zbardhur të tjera detaje, duke treguar me imtësi momentet që çuan ne masakrën në lokalin në Vlorë. Prokuroria e Vlorës ka nxjerrë të tjera të dhëna mbi hetimet paraprake për vrasjen dy ditë më parë.


NJOFTIMI: Më datë 20 prill 2017, rreth orës 23:00, salla operative në Komisariatin e Policisë Vlorë ka marrë njoftim se në një lokal në lagjen: Uji i Ftohtë të qytetit, është vrarë një person me armë zjarri.

Pas marrjes se njoftimit sherbimet e Policise Gjyqesore kane shkuar menjehere ne vendngjarje dhe nga verifikimet e para ka rezultuar se eshte vrare me arme zjarri nje person ne ambjentet e Bar “Fiks­Fare“, si dhe jane plagosur disa persona te tjera.

Pas veprimeve te para viktima eshte identifikuar me gjeneralitetet, Ergys Gjioveshaj, i dtl. 1984, lindur ne Patos dhe banues ne Vlore.

Te plagosurit jane  shtetasit F.H, A. L. dhe A. Ll. Keta persona jane derguar per mjekim ne spitalin e qytetit te Vlores. Me tej, Policia Gjyqesore ka vijuar me keqyrjen e vendit te ngjarjes dhe gjate kryerjes se ketij veprimi jane gjetur dhe sekuestruar me cilesine e proves materiale 18 gezhoja arme zjarri te kalibrit 7.62 mm dhe 14 mm dhe 4 te modelit 7.62, nje arme zjarri pistolete e markes MAGNIUM me 5 cope fisheke, e cila iu gjet viktimes ne trup, si dhe DVR­ja e kamerave te sigurise qe mbikqyrte ambjentet e lokalit.

Ne vijim, gjate keqyrjes se kufomes se shtetasit E. Gjeoveshaj u konstatuan ne trup 6 plage te shkaktuara me arme zjarri. Ne vijim, Policia Gjyqesore ka vijuar me marrjen e te dhenave nga personat qe kane qene te pranishem ne vendngjarje. Pas pyetjes se tyre ka rezultuar se me date 20.04.2017, rreth ores 21.30 ne lokalin “Fiks­Fare” ishte organizuar nje mbremje me muzike live, ku ishte e ftuar kengetarja B. B., se bashku me grupin e saj.

Njekohesisht ne lokal ndodheshin dhe persona te tjere qe ishin miq te kengetares. Ne lokal ndodheshin dhe dy persona te tjere, njeri quhej Gani Tozaj, ndersa personi tjeter Arjanit Kondaj. Te dy keta ishin ulur ne ambjentin e brendshem te lokalit dhe kjo pjese ndahej me xham te tejdukshem me pjesen e jashtme te lokalit, ku dhe zhvillohej festa. Rreth ores 23.00 ne lokal vijne kater persona, te cilet fillimisht ulen ne pjesen e brendshme te lokalit, por pas disa sekondash bodigardi i lokalit u kerkon qe te ngrihen dhe te ulen ne pjesen tjeter, ku zhvillohej dhe festa.

Pas kesaj keta çohen te katert dhe ulen ne pjesen e jashtme te lokalit, ku nderkohe kamarieri u merr porosine. Pasi çon porosine kamarieri, dy prej tyre ngrihen nga tavolina dhe shkojne ne tavolinen ku ndodheshin shtetasit Gani Tozaj dhe Arianit Kondi, ne pjesen e brendshme te lokalit. Njeri prej tyre qe mbante veshur nje xhiboks te zi, ka goditur me pellembe ne fytyre Ganiun. Nderkohe Arjaniti u thote qe nuk keni pune ta godisni kete pasi eshte me mua. Pas ketyre fjaleve, personi qe e goditi Ganiun godet me pellembe dhe shkelme ne bark Arjanitin.

Nderkohe ne kete pjese te lokalit vijne dhe dy personat e tjere qe ishin fillimisht me ta. Ne kohen qe keta ishin duke shkuar, Arianit Kondi nxjerr nga çanta qe mbante varur ne sup nje arme pistolete dhe qellon me te disa here ne drejtim te trupit te personit qe e goditi me pellembe dhe me shkelma. Ky i fundit bie ne toke dhe mundohet te largohet per ne pjesen tjeter te lokalit. Gjate kesaj kohe Arjanit Kondaj e ndjek nga pas duke e qelluar serisht me arme nga mbrapa.

Nderkohe njeri nga personat qe shoqeronte viktimen ka nxjerr nje arme zjarri pistolete dhe ka gjuajtur disa here ne drejtim te shtetasit Arjanit Kondaj. Ky i fundit eshte larguar ne erresire se bashku me shtetasin Gani Tozaj. Ne oret e para te mengjesit eshte bere e mundur kapja e shtetasit Gani Tozaj, ne banesen e shtetasit B. Kondaj, ky i fundit, vellai i shtetasit Arjanit Kondaj.

Ne vijim, Policia Gjyqesore ka bere arrestimin ne flagrance te shtetasit Gani Tozaj, si te dyshuar per vepren penale te “Vrasja ne rrethana te tjera cilesuese” ne bashkepunim, te parashikuar nga neni 79 germa (ë) dhe 25 te Kodit Penal. Ndersa personi tjeter, Arjanit Kondaj, i dtl. 1979. Policia Gjyqesore ka bere shpalljen ne kerkim te ketij personi, si te dyshuar per vepren penale te “Vrasja ne rrethana te tjera cilesuese” ne bashkepunim, te parashikuar nga neni 79 germa (ë) dhe 25 te Kodit Penal dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve dhe municioneve luftarake“ te parashikuar nga neni 278/2 te Kodit penal. /Panorama.al

Etiketa: fiks fareVrasja Vlore


Ju sugjerojmë

Tabaku reagon për shembjet në Theth: Konflikti, pasojë direkte e “Paketës së Maleve”
Kronikë

Tabaku: Qeveria mburret me suficit, shqiptarët s’mbushin dot shportën e ushqimeve

24 Tetor, 2025 10:32 am
Kapet në Tiranë shqiptari i akuzuar për kultivim kanabisi në Gjakovë
Kronikë

Kapet në Tiranë shqiptari i akuzuar për kultivim kanabisi në Gjakovë

24 Tetor, 2025 9:26 am
U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
Kronikë

Aksident me vdekje në Krujë

24 Tetor, 2025 9:25 am
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Zelensky: Ukraina ka kapacitet për të goditur 3000 km thellë në territorin rus

24 Tetor, 2025 8:46 am
Kryesore

Si parashikohet moti këtë të premte

24 Tetor, 2025 8:01 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 24 tetor 2025

24 Tetor, 2025 7:59 am
“Shqiptarët nisin kartën e ID në WhatsApp”, si përgjon DPI-ja dhe kush ka akses?
-U tha në Opinion

“Shqiptarët nisin kartën e ID në WhatsApp”, si përgjon DPI-ja dhe kush ka akses?

23 Tetor, 2025 10:28 pm
Deputeti i PD: Pajisja që u mor për bllokimin e Tik-Tok, përgjoi sms dhe telefonatat
-U tha në Opinion

Deputeti i PD: Pajisja që u mor për bllokimin e Tik-Tok, përgjoi sms dhe telefonatat

23 Tetor, 2025 10:07 pm
Hoxha: Ervis Martinajn e kanë vrarë dhe kufomën ia kanë zhdukur, u bë një aleancë…
-U tha në Opinion

Hoxha: Ervis Martinajn e kanë vrarë dhe kufomën ia kanë zhdukur, u bë një aleancë…

23 Tetor, 2025 9:30 pm
Avioni ushtarak rus hyn në hapësirën ajrore të Lituanisë, ngrihen aeroplanët e NATO
Bota

Avioni ushtarak rus hyn në hapësirën ajrore të Lituanisë, ngrihen aeroplanët e NATO

23 Tetor, 2025 8:21 pm
Para
E fundit/ Një i ri dhunohet me mjete të forta nga persona të maskuar

E fundit/ Një i ri dhunohet me mjete të forta nga persona të maskuar

Vrasja në Vlorë/ Flet muzikanti i plagosur: Ja çfarë ndodhi në ato momente në lokal

Vrasja në Vlorë/ Flet muzikanti i plagosur: Ja çfarë ndodhi në ato momente në lokal

“Thumb”/ Julian Deda tregon pse nuk vazhdon miqësinë me Gentian Zenelaj

"Thumb"/ Julian Deda tregon pse nuk vazhdon miqësinë me Gentian Zenelaj
















TE FUNDIT

Tabaku: Qeveria mburret me suficit, shqiptarët s’mbushin dot shportën e ushqimeve

Tabaku reagon për shembjet në Theth: Konflikti, pasojë direkte e “Paketës së Maleve”
24 Tetor, 2025

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar me një video në rrjetet sociale duke denoncuar ndryshimet e fundit në...

Lexo më shumë

Kapet në Tiranë shqiptari i akuzuar për kultivim kanabisi në Gjakovë

Kapet në Tiranë shqiptari i akuzuar për kultivim kanabisi në Gjakovë
24 Tetor, 2025

Një 49-vjeçar shqiptar është arrestuar në Tiranë, si pjesë e operacionit policor të koduar “Operacionalja 69”, pas një bashkëpunimi mes...

Lexo më shumë

Aksident me vdekje në Krujë

U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
24 Tetor, 2025

Një aksident me vdekje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Bubq të Krujës. Policia...

Lexo më shumë

Zelensky: Ukraina ka kapacitet për të goditur 3000 km thellë në territorin rus

Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
24 Tetor, 2025

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se Ukraina ka aftësinë të kryejë sulme deri në 3000 kilometra thellësi brenda territorit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com