Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasja në Vlorë/ Flet muzikanti i plagosur: Ja çfarë ndodhi në ato momente në lokal

2017/04/22 at 10:05 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja në Vlorë/ Flet muzikanti i plagosur: Ja çfarë ndodhi në ato momente në lokal

Florian Hila, njëri nga të plagosurit nga breshëria e plumbave në lokalin “Fiks Fare” në Vlorë, rrëfen për “Panorama” tmerrin e ndodhur teksa ka qenë duke luajtur në organo.

Muzikanti 28 ­vjeçar mori dy plumba, një në këmbë e një në shpatull, por fatmirësisht ai është jashtë rrezikut për jetën. Dje ai ndodhej në spitalin e Vlorës, ndërsa priste transportimin drejt Tiranës për një trajtim më të specializuar.

Sipas tij gjithçka ka ndodhur shumë shpejt, ku ka parë klientët që janë shtrirë të gjithë në tokë. Ashtu i shtrirë, ai ka ndier dhimbje nga plagët e shkaktuara dhe ka kuptuar se ka mbetur i plagosur.

Florian, ju jeni muzikant dhe keni qenë pjesë e bandës që do të performonte live në lokalin ku ndodhi masakra. Çfarë ndodhi, e patë vrasësin?

Po, unë jam muzikant dhe në momentin kur ndodhi ngjarja po luhej muzikë live. Nuk di si ndodhi, thjesht dëgjuam krismat. Ishte e tmerrshme dhe jemi ulur të gjithë menjëherë në tokë, pasi nuk po kuptonim se çfarë po ndodhte dhe nga po na vinin plumbat. U tmerruam, ndodhi gjithçka sa hap e mbyll sytë… dhe tani kujtoj shumë pak nga ajo çfarë ndodhi, pasi ishte një moment ku kishte edhe zhurmë dhe u bë rrëmuja. Siç e thashë, personat që ndodheshin në lokal janë shtrirë në tokë të gjithë.

Ju vetë mbetët i plagosur. Si ndiheni tani, sa plumba keni marrë?

Kam marrë dy plumba, një në shpatull dhe një tjetër në këmbë. Një plumb tjetër ka goditur edhe tastierën e organit muzikor, aty ku pikërisht ndodhesha edhe unë. Fatmirësisht, nëse mund të them kështu, arrita t’i shpëtoj kësaj masakre, ku një person mbeti i vrarë dhe unë e dy të tjerë u plagosëm.

Çfarë mbani mend nga gjithë çka ndodhur, nuk arritët të shquanit asgjë se si nisi ngjarja?

Siç e thashë ne po luanim muzikë live. Pikërisht në ato momente kur vëmendja e të gjithëve ishte totalisht te muzika janë dëgjuar krismat dhe nuk mbaj mend shumë çfarë vijoi më pas, dhe as si nisi. Nga paniku i krijuar nuk mbaj mend nga kanë ardhur plumbat. Thjesht më kujtohet që të gjithë u shtrimë në tokë. Kam ndier edhe dhimbje në pjesët ku jam goditur me plumb dhe aty kuptova që isha plagosur. Ishte një moment që sot nuk dua ta kujtoj shumë… Mbaj mend thjesht faktin se unë në atë moment isha duke luajtur në organo.

Çfarë ndodhi më pas, kush ju transportoi në spital?

Erdhi policia fillimisht dhe më pas jam transportuar drejt spitalit të Vlorës, ku edhe kam marrë menjëherë ndihmën mjekësore. Gjej rastin të falënderoj edhe mjekët e spitalit të Vlorës. Ambulanca mbërrit në kohë, por pati probleme për shkak të rrugës. Gjithsesi, sot nuk dua të kujtoj shumë për atë çfarë ndodhi dhe nuk jam në gjendje të mirë shëndetësore. Ndoshta mund të më nisin drejt spitalit të Tiranës për ndihmë më të specializuar mjekësore./ Panorama.al Elton Nika

Etiketa: Florian HilamuzikantiVrasja Vlore

Ju sugjerojmë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private
Sport

Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private

6 Qershor, 2025 7:50 pm
Para
“Thumb”/ Julian Deda tregon pse nuk vazhdon miqësinë me Gentian Zenelaj

"Thumb"/ Julian Deda tregon pse nuk vazhdon miqësinë me Gentian Zenelaj

Intervista/ Flet ish-mbrojtësi i Bardh e Bluve: Tirana duhet të bjerë nga kategoria

Intervista/ Flet ish-mbrojtësi i Bardh e Bluve: Tirana duhet të bjerë nga kategoria

E fundit/ Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas për vdekje kalimtaren

E fundit/ Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas për vdekje kalimtaren

TE FUNDIT

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
6 Qershor, 2025

Vendet e rajonit të Ballkanit janë përfshirë në kontaktet brenda një strategjie më të gjerë amerikane për dëbimin e shtetasve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com