Te Fundit

Vrasja në Vaun e Dejës/Sherri nisi pas fyerjeve në lokal,autori dhe viktima të dehur



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:01 - 23/08/22 |
Opi Nion

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e ndodhur në orë e para të mëngjesit, ku një 51-vjeçar u vra në fshatin Shelqet të Vaut të Dejës.

Mësohet se Alfons Palushani dhe viktima Agron Metushi kanë qenë të ulur në tavolina të ndryshme në një lokal duke konsumuar alkool dhe vazhdimisht kanë fyer në distancë njëri tjetrin.

Pas debatit mes tyre, 37-vjeçari Alfons Palushani është  larguar për në banesë ku kishte marrë armën e zjarrit kallashnikov dhe më pas ishte kthyer sërish në lokalin e fshatit Shelqet.

Pasi u kthye në lokal ai ekzekutoi Metushin në momentin kur ky i fundit është nisur për të shkuar drejt automjetit të tij për t’u kthyer në banesë.

Ka qenë pronari i lokalit që ka njoftuar policinë, ndërsa uniformat blu kanë shoqëruar disa persona të tjerë që kanë qenë në atë moment në lokal.

Pas