SHKODER-Policia ka zbardhur ngjarjen e një ditë më parë në Bushat të Shkodrës ku mbeti i vrarë 24 vjeçari Luigj Gjergji. Ai u qëllua nga dy persona, njëri prej të cilëve është arrestuar nga policia, ndërsa tjetri është shpallur në kërkim. Autori i vënë në pranga nga policia është Akil Gradeci, 24 vjeç banues në Fshati Shkjezë të Vaut të Dejës, ndërsa i shpalluri në kërkim 32 vjeçari Eduart Hulej. Policia thotë se këta dy persona kanë vrarë për motive të dobëta Luigj Gjergjin. I riu sipas policisë lokale po kthehej nga aeropoorti pasi kishte përcjellë të emën për në Greqi, kur u qëllua me breshëri kallashnikovi në aksin rrugor Vau Dejës – Bushat Shkodër.